E përplas motori, vdes i moshuari
Tiranë
Një burrë i moshuar ka gjetur vdekjen pasi u përfshi në një aksident, i cili ndodhi mesditën e djeshme në kryeqytet. Viktima është Nexhmedin Dynjaja, 72 vjeç, banor i Tiranës. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të vendit të quajtur “Bërryli” buzë Unazës, bënë të ditur burime policore. Ata thanë se drejtuesi i motoçikletës u largua nga vendngjarja, ndaj kanë nisur kërkimet për ndalimin e tij, si dhe për të zbardhur rrethanat në të cilat ka ndodhur ky aksident, që përfundoi me vdekjen e këmbësorit. Sipas policisë, ai ka shfrytëzuar rrugicat për t’u larguar nga vendi i ngjarjes dhe mendohet se mund të ketë fshehur motorin që mos të bjerë në gjurmët e policisë.
#