E Diel, 1 Nëntor 2026

Pi helm, ne gjendje te rende 40-vjecarja

ELBASAN - Nje 40-vjecare ka mberritur ne gjendje te rende ne spital, pasi kishte konsumuar nje sasi te konsiderueshme helmi dezinfektues per insektet. Xheje Karaj lindur ne Lunik te Librazhdit me banim ne Bujaras te Elbasanit, eshte derguar ne spital nga familjaret e saj te cilet e kane gjetur e shtrire, ne dysheme ne dhomen e saj. Gruaja, sipas te dhenave te para ne nje gjendje te renduar psikologjike per shkak te problemeve familjare, ka pire helmin kunder insekteve. Mesohet se gruaja 40-vjecare eshte ende ne gjendje te renduar ne spitalin kirurgjik. Sipas mjekeve gjendja e saj eshte nen kontroll, gjithsesi ende nuk jepen konkluzione per shkak te efektit te ngadalte te ketij helmi. Gjithcka mesohet se ka ndodhur gjate paradites se djeshme. Policia ka shkuar ne banesen e te vetehelmuares dhe ka nisur hetimet, por ende nuk eshte arritur ne nje konkluzion perfundimtar. Keta te fundit kane marre ne pyetje te afermit dhe dyshimet e para jane qe ajo, te kete tentuar t'i jape fund jetes per shkak te probleme ekonomike. F. S


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›