E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeprokurorja: Nëse policia kërkon më shumë kompetenca në hetime, duhet parë Kushtetua

 Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, ka reaguar sot ndaj deklaratës të ministrit të Brendshëm, Nishani, i cili u shpreh disa ditë më parë se policia duhet të ketë më tepër kompetenca për të hetuar.

Kryeprokurorja Rama u shpreh sot se organit të akuzës, të cilin ajo përfaqëson, ia garanton kompetencat e hetimit Kushtetua. Sipas ligjit, hetimet i kryen ky organ i drejtësisë.

Në rast se policia kërkon më shumë kompetenca në hetime, atëherë duhet parë me çdo kusht Kushtetuta, u shpreh Rama.

Lidhur me kompetencat e policisë për hetime, kryeprokuroja u shpreh se ka një marrëveshje të prokurorëve për marrëdhënie reciproke me policinë në kuadër të hetimeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›