Rama: Goditje e parimeve kushtetuese nga politika e vjetër
13/01/2009 Konflikti qeveri-gazeta “Tema”
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama reagoi dje lidhur me konfliktin e hapur gjatë këtyre ditëve mes gazetës “Tema” dhe qeverisë. Në një konferencë të posaçme për shtyp Rama shprehu mbështetjen e partisë që ai drejton mbi këtë gazetë dhe botuesin e saj. “Ne jemi sot në krah të botuesit të gazetës ‘Tema’, sepse besojmë se pronat e shtetit janë të publikut e jo të pushtetit, se qeveria është e qytetarëve dhe jo e pushtetarëve, se policia është e shtetit dhe jo e kryeministrit dhe se qytetari e gazetari Mero Baze dhe politikani e kryetari i qeverisë Sali Berisha janë njësoj të barabartë përpara ligjit e përpara gjykatësit”, - vlerësoi Rama lidhur me këtë çështje. Po në këtë linjë, Rama i bëri apel Kryeministrit Sali Berisha “të tërhiqet nga rruga e dhunshme policore e prishjes së njëanshme të kontratës që botuesi i gazetës ‘Tema’ ka me shtetin për të ushtruar aktivitetin e tij në mjediset e një godine shtetërore dhe të respektojë vendimin e gjykatës për të mos bërë asnjë veprim deri në gjykimin përfundimtar të çështjes”. Gjithashtu kreu socialist i bëri thirrje Prokurorisë së Përgjithshme që të çojë përpara ligjit përgjegjësit.