E Diel, 1 Nëntor 2026

Manjani: Shteti i përfshirë vetë në krim

13/01/2009  Siguria në vend

Partia Socialiste u shpreh dje e shqetësuar për situatën e rënduar të rendit publik. Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Administratës Publike dhe Sigurisë në Asamblenë Kombëtare të PS-së, Ylli Manjani, gjatë një konference për shtyp vuri në dukje se “ekzekutimet e mafioze, që terrorizojnë përditë jetët tona, janë dëshmi e gjallë se shteti politik i Sali Berishës nuk arriti të ndëshkojë krimin e organizuar në vend”. Sipas tij, nuk ka sesi të ndodhë ndryshe në një shtet qeveria e të cilit merr anën e të pandehurit dhe jo të ligjit dhe kur pastruesit e parave dhe të korruptuarit kanë mbrojtjen personale të Kryeministrit. “Shteti ka humbur kontrollin e veprimtarisë kriminale në territor. Ne mirëkuptojmë të gjitha shqetësimet e shqiptarëve, të cilët nuk mbrohet dot nga ky shtet i përfshirë vetë në krim”, - vlerësoi Manjani. Përqendrimi i veprimtarisë antikrim në drejtoritë rajonale të policisë ka bërë që komisariatet e policisë sot janë shndërruar thjesht në kazerma të punësimit të militanteve. Njëkohësisht socialisti Manjani garantoi përmirësimin e situatës me ardhjen e PS-së në pushtet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›