E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Penalitetet, shkelje e të drejtave të njeriut”

13/01/2009  PS e LSI për kartat e identitetit

Lëvizja Socialiste për Integrim kundërshtoi aplikimin e penaliteteve për personat që nuk pajisen me karta identiteti. Deputeti i kësaj partie Dritan Prifti, duke u ndalur në këtë çështje, kërkoi në emër të LSI-së heqjen e penaliteteve për personat që nuk do të marrin kartat e identitetit. Sipas tij, një vendim i tillë i qeverisë shkel të drejtat e njeriut. “I bëjmë thirrje qeverisë të heq penalitetin. Nuk mund të penalizojë qeveria askënd, nëse ka mundësi apo nuk ka mundësi ta marrë kartën e identitetit deri në afatin që ka vënë qeveria. Është një shkelje e të drejtave të njeriut që t’u kërkosh shtetasve të tu, t’u vësh afat atyre pa i pyetur dhe pastaj t’i penalizosh pse nuk respektojnë afatet që i ke vënë ti në mënyrë apriori si qeveri”, - vuri në dukje nënkryetari i LSI-së Prifti gjatë fjalës së tij. Ndwrkohw PS-ja nga ana e saj lwshoi njw tjetwr thirrje, por kwsaj rradhe nw formwn e njw kwrcwnimi pwr qeverinw “Berisha”. Kreu i PS-sw sw Tiranws Besnik Bare deklaroi se “Sali Berisha duhet ta ketë të qartë që pa pajisjen me karta identiteti të të gjithë qytetarëve, nuk ka zgjedhje në Shqipëri”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›