Kodheli: Dhurata e Berishës dhe Topallit
"Dhurata e mirënjohjes e Sali Berishës dhe Jozefina Topallit për Shkodrën, që 18 vjet me radhë i mbështeti pa kursim, është një central bërthamor. Të ndërtosh një central bërthamor në këtë qytet kaq të bukur është e patolerueshme. Duke pasur parasysh eksperiencën e hidhur të qeverisë me fabrikën e municioneve në Gërdec, ky projekt krijon veç pasiguri dhe rrezikshmëri", u shpreh Mimi Kodheli, zëdhënëse e kryesisë së PS-së.