E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeqyteti tri ndeshje në tri ditë

Kalendari virtual i fazës së tretë sjell si gjithmonë edhe problemi se ku do të luajnë tri skuadrat e kryeqytetit, kur në Tiranë janë vetëm dy stadiume. Kështu ekipet e kryeqytetit Tirana, Partizani dhe Dinamo do të luajnë në tri ditë të ndryshme. Kështu të premten në "Selman Stërmasi" do të luajë Tirana-Elbasani. Të shtunën në "Qemal Stafa" luan Partizani me Kastriotin ndërsa të dielën po në "Selman Stërmasi" Dinamo mbyll javën e 15-të kundër ekipit të Teutës. Ndryshimi i ndeshjeve dhe i vendit të tyre është konfirmuar nga shefi i sektorit të garave Ilir Shulku.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›