E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rezart Taçi: Udhe te mbare dhe sukses Milan Junior Champ Tirana!

Te nderuar miq,
Vetem disa muaj me pare ne Milano kur pata rastin dhe njekohesisht nderin te takoj Presidentin e Milanit shkelqesine e tij Silvio Berluskoni i paraqita nje kerkese dhe deshire te hershme timen qe skuadra e Milanit te luante nje ndeshje miqesore ne Tirane duke e siguruar se nje gje e tille do te ishte nje moment i emocioneve te medha per Shqiptaret.
Sot ndihem i kenaqur dhe i nderuar njekohesisht qe mbeshtesim Milanin ne nje projekt per femijte dhe te rinjte. Me kete rast desheroj te bej me dije se Kompania Taci Oil Internacional, ne te cilen punojne shume fansa te skuadres se Milanit, do vazhdoje bashkepunimin ne kete drejtim duke qene sponsor zyrtar dhe partner kryesor edhe ne 3 vitet e ardhshme.
Synimi yne eshte ta bejme Milanin nje realitet te prekshem per Shqiperine, femijet dhe te rinjte e ketij vendi. Ata kane nevoje te integrohen ne inisiativa te tilla qe na afrojne me standartet me te mira ne fushen e futbollit.
Milan Junior Champ eshte drejteperdrejte nje misionar i skuadres se Milanit dhe percjelles i frymes se skuadres se madhe nderkombetare,si i tille do te mbeshtetet besoj nga te gjithe NE, per te realizuar ne menyre te sukseshme kete inisiative, per ta afruar dhe bere me te prekshem nga publiku.
Te nderuar miq, Shqiperia po hapet gjithnje e me teper ndaj zhvillimeve globale. Femijte dhe te rinjte kane nevoje te mbeshteten per te qene te afte te perballen me sfida dhe zhvillime ne fusha te ndryshme dhe ky projekt realizon pikerisht kete aspirate ne fushen e futbollit.
Shume nga lojtaret shqiptare luajne tashme ne skuadra te ndryshme nderkombetare por ende asnje nuk ka prekur skuadren e madhe e historike te Milanit. Une besoj shume se nisja e ketij projekti te rendesishem ketu, do te sjelle jo vetem kenaqesine time, por jam i bindur dhe per te gjithe, ne kete salle e jashte saj, qe te shohim shume shpejt ne San Siro futbolliste shqiptare te luajne krahas emrave te medhenj te Milanit.
Desheroj me kete rast te bej nje falenderim publik Presidentit te AC Milan z Silvio Berluskoni i cili me ka siguruar per ndjenjen e simpatise se vecante per Shqiperine si dhe per inkurajimin e projekteve te tilla me rendesi per ne. Gjithashtu falenderoj miqte drejtues te Milan Junior Champ Tirana,si dhe te gjithe ata qe punuan e do te vazhdojne te punojne per suksesin e projektit.
Me lejoni te ritheksoj ne emer te kompanise Taci Oil Internacional si nje siperrmarrje e sukseshme ne standarte dhe cilesine ne tregun e karburanteve ne Shqiperi dhe me tej, se strategjia jone eshte dhe do te jete mbeshtetja e inisiativave te permasave te tilla per femijet e te rinjte ne emer te se ardhmes.
Besoj ndajme te njejtin mendim me ju te nderuar miq se neser do ndihemi krenar per investimin tone ne kete drejtim.
Dhe njehere falenderojme Milanin qe na beri pjese te historise se tij duke besuar qe shume shpejt skuadren e madhe te kuqezinjve do ta kemi per te luajtur per here te pare ne Shqiperi.
Udhe te mbare dhe sukses Milan Junior Champ Tirana!

- - -
* Fjala e z. Rezart Taci President i Taci Oil International me rastin e hapjes se Milan Junior Camp

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›