Kryesia PD, Berisha: Më 8 dhjetor, të gjithë në shesh
TIRANE- Kryesia e Partisë Demokratike e Tiranës është mbledhur sot për të diskutuar mbi organizimin e festimeve që do të zhvillohen më 8 dhjetor në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.
Partia Demokratike fton të gjithë shqiptarët për të festuar 19-vjetorin e rrëzimit të komunizmit dhe arritjet e deritanishme të vendit në arenën ndërkombëtare. Vetë kryetari i PD-së, njëkohësisht kryeministër Sali Berisha nga podiumi i kësaj kryesie ftoi të gjithë qytetarët të festojnë 8 dhjetorin, “ditën që ndau epokën për shqiptarët”- sic e cilësoi Berisha
“Më 8 dhjetor – tha Berisha- të mblidhemi të gjithë në sheshin “Skënderbej” për të nderuar të rinjtë të cilët u përballën në rrugët e kryeqytetit me diktaturën më të egër që Europa kish njohur ndonjëherë.”
Kryetari i PD-së tha se më 8 dhjetor 1990 u shemb muri i Berlinit në Tiranë. “Ftoj të gjithë shqiptarërt pavaërsisht nga bindjet partiake që i besojnë pluralizmit dhe që ëndrra më e bukur është familja europiane, të bashkohemi në sheshin “Skënderbej” për të festuar një ditë ndër më të mëdhatë në historinë e kombit tonë”
Kreu i qeverisë vuri në dukje se këtë 8 dhjetor shqiptarët e festojnë më krenarë se kurrë, e festojmë si anëtarë të NATO-s, si një vend për të cilin Bashkimi Evropian ka firmosur kërkesën për anëtarësim në këtë organizëm, e festojnë në prag të liberalizimit të lëvizjes së lirë në mbarë Evropën.
Për të kujtuar lëvizjen studentore të dhjetorit 1990 janë parashikuar të gjithë elementët e një feste madhështore. Kënga, ndriçimi, fishekzjarrët janë pjesë të dekorit të kësaj feste, me të cilën partia e maxhorancës do t’i krijojë një imazh tjetër sheshit “Skënderbej”, përkundër imazhit të protestave të opozitës. Grupe të njohur këngëtarësh mes të cilëve edhe finlandezët e “Sunrise Avenue” do të ngjiten në skenë për t’i dhënë më tepër gjallëri festës së demokratëve. Bëhet e ditur se në këtë festë të 8 dhjetorit janë ftuar të gjithë, duke pasur parasysh këtu themeluesit e dikurshëm, anëtarët e PD-së, simpatizantët e saj.
Më 8 dhjetor 1990, një grup studentësh e pedagogësh të Universiteteve të Tiranës, banorë të qytetit “Studenti”, u bënë iniciatorë e protagonistë të kthesës së madhe historike: protestave paqësore që sollën rënien e komunizmit dhe lindjen e demokracisë. Akti i tyre publik, sa qytetar aq edhe politik, i dha fund në mënyrë paqësore epokës të gjatë të vetëizolimit dhe të sundimit ideologjik, duke i hapur kështu rrugën e ekonomisë së tregut dhe shoqërisë së hapur. 8 Dhjetori është shpallur dita e Rinisë dhe Pluralizmit nga Kuvendi i Shqipërisë.
(s.g/BalkanWeb)