E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryesia PS drejt vendimit për proporcional rajonal

Në një mbledhje të gjatë, kryesia e PS-së e mbajtur në Kurbin mbrëmë, trajtoi çështjet organizative dhe politike të saj dhe në kuadër të turit që ka ndërmarrë kryetari Edi Rama në bazë

Në një mbledhje të gjatë, kryesia e PS-së e mbajtur në Kurbin mbrëmë, trajtoi çështjet organizative dhe politike të saj dhe në kuadër të turit që ka ndërmarrë kryetari Edi Rama në bazë, si dhe për reformën zgjedhore. Burime në kryesi thanë se deri në mbrëmje vonë nuk kishte ndonjë vendim për reformën zgjedhore, ndonëse nuk mohuan se qëndrimi ishte drejt përcaktimit përfundimtar për sistemin proporcional rajonal. Ndërkaq, kryetari Rama në vazhdimin e turit të tij “Dialog me Shqipërinë” bashkërisht me udhëheqjen partiake, diskutuan mbi shëndetësinë me banorët e Mamurrasit. Rama tha se ishte domosdoshmëri një fuqi e re mes të gjithë shqiptarëve tej ndasive e paragjykimeve të politikës së vjetër. “Ne sot kemi nevojë që këtë kapërcim të kufijve që ka ndodhur këtu në këtë qytet, ku demokratë e socialistë të ndershëm, qytetare dhe qytetarë që për 17 vjet kanë vuajtur injorancën, korrupsionin dhe cinizmin e politikës së vjetër, u bënë bashkë dhe ia dhanë votën një djali që sot po ua kthen atë me punë dhe vetëm me punë”, - tha ai. Rama shtoi gjithashtu, se është koha e bashkimit të ri, e besimit dhe mirëkuptimit jashtë krahëve të politikës, majtas apo djathtas.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›