E Diel, 1 Nëntor 2026

Marshim italian

Miratohet kalimi i trupave

Qeveria vendosi dje të lejojë kalimin e përkohshëm të trupave ushtarake italiane përmes territorit të Shqipërisë, duke u mbështetur marrëveshjet mes vendeve aleate të NATO-s për “statusin e forcave” (1951) dhe të shteteve që janë palë me grupin e Partneritetit për Paqe (1995). Në vendim parashihet kalimit i “4 konvojeve ushtarake italiane, nga të cilat konvoji i parë me 16 automjete dhe 32 trupa, konvoji i dytë me 16 automjete dhe 32 trupa, konvoji i tretë me 10 automjete dhe 20 trupa, si dhe konvoji i katërt me 13 automjete dhe 26 trupa, në itinerarin Qafë-Thanë - Durrës, në datën 1 mars 2008”. Nuk ka ndonjë shpjegim konkret për arsyen apo misionin e trupave në këtë kalim, miratuar si vendim pas propozimit të ministrit të Mbrojtjes. Trupat dhe mjetet italiane do të shoqërohen gjatë udhëtimit nga njësi të ushtrisë sonë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›