Sëmundja e merr në
Edhe pse në moshë të thyer e në gjendje ekonomike jo të keqe, 73-vjeçari Petro Zoto u hodh mesditën e djeshme në ujërat e vrullshme të lumit të Bistricës, për t’i dhënë fund jetës. Ende nuk janë sqaruar plotësisht rrethanat që detyruan të moshuarin të ndërmerrte hapin tragjik, por njëra nga pistat është ajo e depresionit të shfaqur kohët e fundit për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore. Ngjarja e rëndë ndodhi dje rreth orës 12:30, teksa banori i Bistricës zgjodhi për vetëflijimin një vend disa kilometra larg banesës. Sipas bashkëfshatarëve të ndodhur disi larg vendngjarjes, i moshuari ishte parë duke shkuar drejt lumit. Bashkëfshatarët fillimisht kanë menduar se ai po shkonte drejt lumit për të pirë ujë, siç bëjnë shpesh fshatarët e Bistricës, kur koha është e mirë. Më pas ai është parë duke lënë mënjanë bastunin dhe rrobat, pastaj i lehtësuar nga veshjet dimërore është hedhur në ujërat e ftohta të Bistricës. Ekspertë të kriminalistikës që shkuan në vendngjarje, gjetën në xhepin e tij ilaçet që ai përdorte për t’u kuruar.