E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryesia e LSI-së emëron Nasip Naçon drejtues të LSI-së për qarkun e Beratit



Kryesia e LSI-së, e mbledhur dje pasdite nën drejtimin e kryetarit të LSI-së, Ilir Meta, miratoi emrin e Nasip Naços në funksionin e sekretarit për qarkun e Beratit. Nasip Naço, 44 vjeç, është një nga juristët më të njohur në vend dhe ka kryer funksione të rëndësishme në administratën e lartë shtetërore dhe në sistemin e drejtësisë. Së fundi Naço ka ushtruar detyrën e prokurorit të rrethit të Durrësit, pozicion nga i cili ka dhënë dorëheqjen pak kohë më parë, e cila është dekretuar edhe nga Presidenti i Republikës. Në mbledhjen e saj, Kryesia e LSI-së gjithashtu miratoi kandidaturat që do të konkurrojnë për kryetar të LSI-së në qytetin e Beratit. Këta kandidatura janë Tomorr Kapllani dhe Leka Papa. Zgjedhjet në Berat do të mbahen në datën 21 qershor, sipas parimit “Një anëtar, një votë”.

12 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›