Microsoft tani me zyrë edhe në Shqipëri
Pas nënshkrimit të marrëveshjes në Skoci mes Kryeministrit Berisha dhe presidentit të Microsoft në janar të vitit të kaluar, kompania lider në teknologjinë e softuer, ka hapur zyrën e saj edhe në Shqipëri.
Përfaqësia e kompanisë prestigjioze, Goran Radman, drejtor i Microsoft-it ECEE, dhe Veronika Prikrylova, menaxhere e Përgjithshme e Microsoft-it CEE për Tregjet Emergjente, zhvilluan dje një takim me Kryeministrin Berisha, për t'iu përgjigjur më pas interesimit të mediave, lidhur me investimin e kësaj kompanie në vendin tonë. Kryeministri Berisha u shpreh se hapja e zyrës së Microsoft në Shqipëri është një lajm shumë i mirë dhe një hap shumë i rëndësishëm në përmbushjen e sipërmarrjes së qeverisë shqiptare për ta çuar vendin në "moshën digjitale". Ndërsa Radman tha në fjalën e tij para mediave se, "ne jemi të lumtur që Microsoft-i do të japë kontributin e tij në zhvillimin e shpejtë të tregut shqiptar, në integrimin politik dhe ekonomik të Shqipërisë drejt BE-së, dhe shfrytëzoj rastin të përgëzoj Shqipërinë për marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO. Ne jemi të lumtur që jemi pjesë e këtij procesi, jemi të lumtur të japim kontributin tonë, dhe shprehim kënaqësinë tonë që Shqipëria do t`i bashkohet teknologjisë së fundit të informacionit, për ta përdorur atë për zhvillimin e shoqërisë dhe ekonomisë së saj".