Nishani: Se shpejti emra per Xhindin
Vrasja e shumeperfolur e deputetit te Partise Socialiste Fatmir Xhindi, duket se eshte shume prane zbardhjes. Kete e siguroi Ministri i Brendshem Bujar Nishani, gjate nje deklarimi per mediat, pas ceremonise per dhenien e grades se disa punonjesve te Patrulles se Pergjithshme te Shtetit, e organizuar ne Drejtorine e Policise se Qarkut Tirane. "Kjo eshte nje ceshtje me te cilen po merret teresisht organi i prokurorise", tha Nishani. Ai siguroi se hetimi po ecen brenda te gjitha parametrave te percaktuara ne dosjen perkatese. Sipas tij, Policia e Shtetit qe ne fillim ka vene ne dispozicion specialistet e saj me te mire, per te zbardhur ceshtjen dhe identifikimin e autoreve. Dhe pikerisht lidhur me autoresine e kesaj vrasje, kerkese kjo e perseritur si prej familjareve te deputetit Xhindit ashtu edhe prej opozites, ministri Nishani shprehu besimin e plote se shume shpejt do te kete edhe emra konkrete.
Ministri i Brendshem, ka komentuar edhe aksionin me te fundit te Policise se Shtetit per kapjen e supertekerkuarit Dritan Dajti. Sipas tij, cdo aksion merret ne analize per t'u gjykuar, se cilat mund te jene ato elemente qe mund te permiresohen ne punen e policise ne te ardhmen. "Misioni per arrestimin e shume te kerkuarit Dritan Dajti, ishte nje mision i veshtire, i cili perfundoi me arrestimin e shumetekerkuarit, por natyrisht qe renia ne krye te detyres e 4 deshmoreve te atdheut, ka qene nje moment i dhimbshem", u shpreh ministri Nishani. Ai siguroi opinioni publik se Policia e Shtetit eshte dhe do te jete gjithmone ne lufte kunder krimit dhe krimineleve. Por duke nisur nga perfundimi i dhimbshem i ketij aksionit te policise, te dates 7 gusht per kapjen e Dritan Dajtit, Nishani tha se "ne kete lufte ka shume beteja dhe ne beteje ka edhe te rene. Policia e shtetit do te vazhdoje te jete po aq e vendosur ne motivin e saj tolerances zero ndaj krimit dhe krimineleve dhe fakti i sigurimit te qetesise te rendit dhe sigurise per publikun eshte obligimi yne me i madh. Policia e Shtetit dhe te gjithe ata qe jane brenda policise se shtetit jane betuar ne diten e pranimit te tyre ne polici para flamurit dhe kushtetutes qe do te jene te gatshem qe do te sakrifikojne edhe jeten ne permbushje te misionit te tyre", perfundoi deklarimin e tij Ministri Nishani.