Edi Rama: PS, jashte Parlamentit

Kryetari ne detyre i Partise Socialiste, Edi Rama, ka kerkuar mbremjen e djeshme ne mbledhjen e Kryesise bojkotimin pa afat te Parlamentit te Shqiperise. Burime brenda Kryesise deklarojne per "Koha Jone", se qellimi i ketij bojkoti ka te beje me kushtezimin e mazhorances per plotesimin e disa kerkesave, nese duan qe opozita te jete ne parlamentar. Gjate kesaj mbledhje eshte perfolur betimi me pare dhe me pas leximi i kushteve. Te njejtat burime sqarojne se ne kerkesat qe do te kushtezojne prezencen ne parlament deri ne plotesimin tyre do te jete hapja e kutive, ngritja e komisionit ad-hoc, ku opozita te kete kompetenca per materialin zgjedhor. Gjithashtu, do te kerkohet te hiqet dore nga ndikimi mbi drejtesi, duke iu referuar rastit te Kolegjit Zgjedhor. Nje tjeter ceshtje, e cila eshte permendur edhe publikisht dhe qe do te kerkohet ne Parlamentin e Shqiperi eshte kthimi i punonjesve te administrates, te cilet pretendohen se jane shkarkuar per motive politike, pasi u moren me fushaten e PS, ne zgjedhjet parlamentare te 28 qershor. Njeheresh ne mbledhjen e kryesise, ka qene Blushi ai qe i ka kerkuar Rames, qe nese do veprime radikale, deputetet te heqin dore nga rroga, por dhe ai nga mandati i bashkise dhe te dalin ne protesta ne popull. Nderkaq, pas mbledhjes se grupit qe zgjati perreth 2 ore e 30 minuta, kryetari i PS ne detyre, Edi Rama, beri te ditur se eshte propozuar ne mbledhjen e Kryesise, marredhenie te kushtezuar dhe kjo do te ishte, sic tha ai, shprehje e vullnetit te sovranit te popullit dhe jo deformimit te vullnetit si zgjedhjet qe sapo kane mbaruar. "Grupi parlamentar socialist do te vendose sot, se eshte ai grup qe ka fjalen e fundit, por Kryesia vendosi t'i percjelle grupit propozimin per nje marredhenie te kushtezuar me parlamentin", u shpreh Rama. Pra, sipas tij, Partia Socialiste do te jete pjese e ketij parlamenti pasi shumica e tij, me nje mandat plotesisht jo legjitim, te konsideroje kushtet qe kane te bejne me zgjedhjet dhe me te gjithe kuadrin e demokracise. Ai siguroi se nuk mund te pajtohen me zgjedhje pak me te mira, por me probleme. "Nuk behet fjale per bojkot ne kuptimin primitiv, por per nje qendrim te detyruar karshi te gjithe atyre qytetareve dhe qytezave qe deshiruan te kthenin nje flete te historise me 28 qershor", sqaroi Rama. Ndersa nje tjeter qendrim ka mbajtur anetari i Kryesise se Partise Socialiste, Ben Blushi, i cili deklaroi mbremjen e djeshme pas mbledhjes se u vendos ajo qe kishin parashikuar. "U vendos qe Partia Socialiste nuk do te marre pjese ne Parlament per nje afat te caktuar. Ne vleresimin tone ky eshte nje bojkot", deklaroi Blushi. Sipas tij, anetaret e Kryesise ishin kunder bojkotit, per shkak se nuk eshte ne dobi te PS, por me shume se kurre eshte per interesa te Edi Rames, i cili do te relativizoje humbjen. Sipas tij, sigurisht qe keto zgjedhje kane pasur deformime, ka pasur deformime, presione, apo probleme te ketij karakteri, ku PS duhet ta kishte perballuar kete gje me dinjitet. "Po shkojme nga nje alibi ne nje tjeter. Une dhe kolege te tjere u pozicionuam kunder bojkotit, ne kerkuam qe PS te kushtezohet brenda parlamentit. Kjo eshte nje rruge pa krye dhe rrezikon vete PS-ne", deklaroi deputeti socialist, Ben Blushi. I cili gjithsesi eshte shprehur se ne te gjitha rastet do te respektoje vendimin e forumeve te partise.