E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryesia nuk shqyrton paketën “Biberaj” për ndryshimet në Statut



Kryesia e Partisë Demokratike nuk ka zhvilluar së fundi asnjë takim zyrtar për të shqyrtuar paketën për ndryshimet në Statut, të propozuar pak ditë më parë nga anëtari i kësaj strukture, Aleksandër Biberaj. Në bazë të Statutit të partisë, duhet që çdo ndryshim i propozuar të shqyrtohet nga Kryesia, e cila më pas vendos për t’ia kaluar Kuvendit për miratim ose jo. Deri tani nuk ka asnjë vendim për këtë paketë, e cila mësohet të jetë e vetmja e propozuar në rrugë zyrtare. Mësohet se Biberaj e ka depozituar paketën e propozimeve grupit të ngritur pranë PD-së për ndryshime në Statut, të kryesuar nga Ridvan Bode, si dhe kryetarit të partisë, Sali Berisha.
Ish-deputeti demokrat, në projektin e tij, propozon ndryshime të guximshme për Partinë Demokratike, duke përfshirë nene të ngjashme me statutet e partive të djathta europiane dhe amerikane, siç janë Partia Konservatore angleze dhe Partia Republikane amerikane. Biberaj vendos në thelb të projektit të tij zgjedhjen e të gjithë drejtuesve të PD-së, anëtarëve të strukturave vendimmarrëse nga baza në qendër, si dhe të kandidatëve për pushtetin vendor dhe Kuvendin e Shqipërisë në bazë të parimit “një anëtar, një votë”. Ish-deputeti demokrat i propozon Kuvendit Kombëtar të PD-së të miratojë në statut kufizimin e mandatit të kryetarit të partisë, nënkryetarëve dhe sekretarit të Përgjithshëm. Sipas Biberajt, kryetari ka të drejtën e zgjedhjes në dy mandate; në rast konkurrimi për mandatin e tretë ai duhet të marrë shumicë të cilësuar votash, pra 2/3 votave të anëtarësisë. Po kështu Biberaj propozon ligjërimin e fraksioneve brenda PD-së. Në një prononcim për mediat, Biberaj theksoi se “në fazën e re në të cilën ka hyrë Shqipëria pas anëtarësimit në NATO dhe pas hapjes së rrugës për në BE, reformimi, demokratizimi dhe modernizimi i mëtejshëm i PD-së përbën një domosdoshmëri dhe sfidë të kohës, pasi PD, duke qenë vlerë kombëtare që përmbysi komunizmin dhe ndërmori reforma të thella në shndërrimin dhe integrimin euroatlantik të vendit, ka nevojë gjithmonë për reformim”.

Kush pritet të largohet
Agron Hazisllari
Agron Musaraj
Agron Shara
Aleksandër Biberaj
Arben Xhiku
Ardian Kollozi
Bardhyl Londo
Bardhyl Peka
Besnik Mustafaj
Bexhet Çobani
Bujar Leskaj
Dorotea Konomi
Edmir Kapidani
Edmond Gjoka
Engjëll Hysenbegasi
Ferit Hoti
Flamur Shehu
Flutura Hasko
Fredi Olli
Gjergj Oroshi
Gjovalin Veshti
Hasan Halili
Hekuran Hoxhalli
Ibsen Elezi
Ilir Krosi
Luigj Gjoka
Luigj Isufi
Maksim Cikuli
Mevlan Xhindoli
Migena Reçi
Milika Jaho
Niko Dudo
Omer Stringa
Pal Dajçi
Preç Zogaj
Rahim Kaleci
Sali Shehu
Uran Butka
Ylli Pango

Të rinjtë që pritet të vijnë
Lefter Maliqi
Spiro Ksera
Gjergji Papa
Ledina Aliolli
Ismail Hoxha
Mesila Doda
Enkelejd Alibeaj
Ardian Turku
Adriana Gjoni
Dashnor Sula
Rajmonda Bulku
Viktor Gumi
Lajla Pernaska
Ylli Lama
Eduard halimi
Igli Cara
Sherefedin Shehu
Bedri Hoxha
Mark Marku
Besnik Dushaj
Fatos Hoxha
Gezim Dibra
Gjok Uldedaj
Ferdinand Xhaferri
Ismail Hoxha
Kreshnik Çipi
Luçiano Boçi
Pavlina Hoti
Rrahim Çota
Rrajmond Hoxha
Sybi Hida
Vasillaq Ngresi

12 Dhjetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›