Balla: “Berisha kundër biznesmenëve që nuk janë me të”
Autori i Lajmit: Redaksia
Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka kritikuar akuzat e Berishës kundër biznesmenëve. “Sali Berisha, diktatori i fundit komunist në Evropë, u ka shpallur luftë të gjithë shqiptarëve të ndershëm, duke cenuar drejtpërsëdrejti themelin e demokracisë liberale, sipërmarrjen e lirë. Tashmë në Shqipëri, nëse je biznes i madh dhe nuk punon për Sali Berishën, ky të shpall menjëherë mafioz, të ndërsen tatimorët, ndërsa gjobën ta vjel ai vetë nga sekserët e oborrit. Për sekretarin e pandreqshëm të partisë, që ka filluar të lexojë Ten Hsiao Pinin, sot nuk ka rëndësi nëse ke një biznes të vogël apo të madh, e rëndësishme është që të punosh për Saliun”, - tha Balla. Sipas tij, shqiptarët nuk kanë nevojë të ndoten nga papërgjegjshmëria e këtij individi. “Prandaj i kujtoj sot këtij individi thirrjen e të gjithë shqiptarëve: Sali Berisha, o hap kutitë, ose largohu”, - përfundoi Balla. Kundër akuzave të rij reagoi deputeti demokrat Gerti Bogdani, i cili pohoi se Rama vazhdon avokatinë e tij ndaj kupolës së mafies që po mban peng Partinë Socialiste jashtë Parlamentit.
Ky lajm është publikuar: 12/12/2009