E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryesocialisti heq nga fjalori i tij fjalën “kuti”

Partia Socialiste pritet të hyjë së shpejti në parlament, duke thyer kështu bojkotin e pakuptimtë disamujor. Kryesocialisti Edvin Rama, pas muajsh të tërë zvarritjeje rrugëve të Shqipërisë, më në fund ka pranuar humbjen e një beteje të keq administruar dhe ndërsa po mendon për gjetjen e një kompromisi mes palëve. Kur kanë mbetur edhe dy javë nga vlefshmëria e mandateve të deputetëve të opozitës në Kuvend, Edi Rama bën tërheqjen e parë, teksa shkurton nga lista e tij e pretendimeve, kërkesën për hapjen e kutive, duke e kushtëzuar këtë me hetimin parlamentar. “është shumë e thjeshtë. Partia socialiste nuk ka një kërkesë. PS dhe opozita shqiptare, aleatët tanë tradicionalë dhe aleatët tanë të rinj, kërkon një të drejtë. Një të drejtë, e cila nuk mund të mohohet, dhe e cila nuk mund të transformohet në një mall për negociim. është një e drejtë që buron nga kushtetuta, është një e drejtë që buron nga ligji. është një e drejtë, që buron edhe nga asambleja parlamentare e Këshillit të Evropës bazuar në faktin se zgjedhjet e 28 qershorit duhet të hetohen, një komision parlamentar duhet të ngrihet dhe siç është e shkruar në Kushtetutë dhe siç është e interpretuar Kushtetuta nga Gjykata Kushtetuese lidhur me hetimin parlamentar. E drejta jonë është e qartë si drita e diellit dhe po aq e paprekshme”, u shpreh Rama gjatë një prononcimi për mediat. Kjo tregon qartë skarcitetin e mendimit politik të Partisë Socialiste, të cilën ia ka faturuar dhunshëm Edvin Rama me Gramoz Ruçin dhe falangat e tjera majtiste, e ndërsa tani është i detyruar t’i nënshtrohet dialogut e të legalizojë zhvillimet politike të PS.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›