Kryetarët e partive të “djegura” kërkojnë përgjegjëesinë te PS-ja
Përveç Petro Koçit asnjë prej krerëve të partive humbëse nuk ka dhënë dorëheqjen
Thuajse të gjithë kryetarët e partive të vogla të së majtës kanë kërkuar njëzëri përgjegjësinë te Partia Socialiste për rezultatin e zgjedhjeve të 28 qershorit. Por kërkesa e tyre e llogarisë në drejtim të kreut të PS-së nga këto parti, ka ardhur ende pa kryer “analizat” brenda radhëve të tyre. Dihet tashmë reagimi i Skënder Gjinushit, Paskal Milos, Neritan Cekës apo krerëve të LSI-së të cilët kanë bërë përgjegjës lidershipin e socialistëve për dështimin në zgjedhje. E megjithatë në këtë kohë “kryqëzate” ndaj përgjegjësive të lidershipit socialist, ende asnjë prej partive humbëse në këto zgjedhje nuk ka kryer llogaridhënien “e brendshme” në radhët e saj. Përjashtim bën ndoshta rasti i Petro Koçit i cili menjëherë pas rezultatit të PSV 91-it në këto zgjedhje dha dorëheqjen nga kreu i kësaj partie, duke qenë i vetmi politikan që ka kryer një akt politik bazuar në rezultatin e zgjedhjeve. Gjithë partitë e tjera opozitare përfshirë edhe PS-në, kanë rendur menjëherë të bëjnë dikë tjetër fajtor për rezultatet e tyre.
Rezultatet
Ndonëse të gjithë partitë e vogla të së majtës kanë drejtuar gishtin mbi përgjegjësitë e kreut të socialistëve, duket se dhe ky i fundit ka pasur një shpjegim për rezultatin. Të paktën zyrtarisht Rama është shprehur se PS-së i janë vjedhur mandate dhe sipas Partisë Socialiste, kjo parti ka pasur numrin më të madh të votave të siguruara ndonjëherë në zgjedhjet e përgjithshme. Megjithatë duket se justifikimet e përdorura nga Rama për rezultatin kanë bërë “të ndjeshëm” fituesin e zgjedhjeve, Kryeministrin Berisha i cili i ka riadresuar Ramës përgjegjësinë për humbjen. “Jo, nuk mund të kem impresion unë nga presione të tilla. Në qoftë se zoti Rama përpiqet që me deklarata të tilla të maskojë përgjegjësinë që ka për humbjen, ajo është përzgjedhja e tij. E rëndësishme është një gjë; qysh ditën e parë, gjer sot dhe në vazhdim, unë kam kërkuar dhe kërkoj të zbatohet ligji, ligji, dhe vetëm ligji. Nuk mund të ketë imponime; as unë nuk mund t’u imponoj gjë atyre, dhe as ata nuk mund të imponojnë”, ka deklaruar Berisha vetëm tre ditë më parë.
Filtrimi
Por rezultati i këtyre zgjedhjeve la në parlament përfaqësuesit e vetëm pesë partive duke hedhur dritë(ndoshta për herë të parë) mbi mbështetjen dhe peshën reale të shumë partive që prej dy dekadash imponoheshin në skakierën politike. Madje, shumë kryetarë karizmatikë të këtyre partive të vogla, si rrallë ndonjëherë do të detyrohen të bëjnë politikë larg sallës së Kuvendit. Një ndër kryetarët e partive që nuk do të jetë në Kuvendin e ardhshëm është Skënder Gjinushi. Partia e tij Social Demokrate, e cila në zgjedhjet e 28 qershorit ishte pjesë e koalicionit “Bashkimi për ndryshim”, nuk ka arritur të fitojë asnjë mandat deputeti. PSD-ja nuk ka arritur të marrë përqindjen e duhur të votave për të nxjerrë fitues të paktën kryetarin Gjinushi, i cili ka qenë i pari i listës së kandidatëve për deputetë në të 12-të qarqet e vendit. Një tjetër kryetar partie, dhe ky një ndër deputetët me moshën më të vjetër në Kuvend, që nuk do të jetë në Parlamentin e ri, është Lufter Xhuveli. Kuvendit të ri do t’i mungojnë aleancisti Neritan Ceka. Partia e tij në këto zgjedhje nuk ka arritur të marrë aq përqindje sa Ceka të fitonte mandatin e deputetit Humbës në zgjedhje rezulton, në bazë të rezultateve paraprake të dhëna nga KQZ-ja, edhe kryetari i Partisë Demokracia Sociale. Kryetari i PDS-së, Paskal Milo, nuk ka arritur në këto zgjedhje të sigurojë mandatin e deputetit në asnjë nga të 12 qarqet e vendit. Në këto zgjedhje Milo u fut si pjesë e koalicionit të majtë “Bashkimi për ndryshim”.
BOX
Milo: Nuk dështova unë në këto zgjedhje, por Rama që siguroi 66 deputetë
Kryetari i PDS-së, Paskal Milo, gjatë emisionit “Opinion” dy javë më parë, bëri përgjegjës për humbjen e së majtës lidershipin e PS-së, Edi Rama. Milo tha se pas këtij dështimi Rama duhet të largohet nga drejtimi i PS-së për t’i hapur rrugë njerëzve të tjerë në këtë parti, të cilët qëndruan gjatë gjithë kësaj periudhe në heshtje për të lënë Ramën të vejë në jetë filozofinë e tij, e cila në fund rezultoi e gabuar. “Nuk ka dështuar Paskal Milo si politikan në këto zgjedhje dhe as PDS, por ka dështuar alternativa e koalicionit të majtë, dështoi PS si partia më e madhe e këtij koalicioni dhe lidershipi i saj, Edi Rama”, tha Milo. Sipas tij, Rama duhet të largohet pas këtij dështimi për t’i hapur rrugë një riorganizimi të plotë të së majtës, pasi përpara ka beteja të rëndësishme. Duke analizuar shkaqet që çuan në këtë humbje të së majtës, Milo tha se koalicioni ishte fare formal dhe u krijua me nxitim vetëm në afatet e fundit të deklarimit të tyre në KQZ. Ky koalicion sipas tij nuk kishte një marrëveshje bashkëpunimi siç zakonisht funksionojnë koalicionet. Madje, kreu i PDS-së u shpreh se koalicioni nuk kishte as dhe program të përbashkët qeverisës, të cilin duhet ta diskutonim dhe detajonim me elektoratin gjatë fushatës. Duke i bërë një analizë dhe opozitës së katër viteve që shkoi, Milo u shpreh se ajo shpeshherë ka kaluar në qëndrime ekstreme. “Në parlament ka pasur raste kur grupi i deputetëve socialistë ka qenë i detyruar të ngrejë kartonët dhe pse kanë qenë kundër një vendimi të tillë. Kjo ka ndodhur me ndryshimet kushtetuese dhe Kodin Zgjedhor”, u shpreh Milo.
BOX
Gjinushi: “Humbja e së majtës, për shkak të PS-së dhe pazarit të LSI-së”
Fill pas daljes së rezultateve zgjedhore, kryetari i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi, ka hedhur akuza të ashpra si në drejtim të Partisë Socialiste, ashtu dhe në drejtim të LSI-së për humbjen e së majtës në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Gjatë një konference për shtyp Gjinushi tha se Partia Socialiste ndoqi një rrugë të gabuar, duke propozuar një kod që nuk e favorizoi aspak të majtën. Gjinushi e cilësoi shumë të gabuar taktikën e PS-së, e cila nuk afroi në koalicion LSI-në dhe, për më tepër, luftoi PSD-në ndonëse ishin në të njëjtin koalicion. Gjinushi hodhi akuza të ashpra edhe ndaj LSI-së. Sipas tij, vendimi i LSI-së për të bashkëqeverisur me PD-në është një matrapazllëk politik. “Partia Socialiste ka gabuar sepse ky sistem zgjedhor, pavarësisht kapriçove, papërshtatshmërisë së tij, kishte vetëm një zgjidhje: optimizimin e aleancës. Ky sistem kërkonte pikërisht që në PS të mos rilindnin taktika, mentalitete të dikurshme që aleatët t’i përdorim për mbështetje, por sa më pak mandate dhe mundësisht 0, që të gjitha frytet e bashkëpunimit të shkonin vetëm te PS-ja. Fatkeqësisht, këtë taktikë të gabuar në 2001-shin, të deformuar në 2005-n, PS-ja e ripërdori në 2009-n, madje duke kaluar edhe në mashtrim elektoral që vota për PSD-në është votë për Berishën, vota për PSD-në shkon dëm. Me një bashkëpunim të pastër, të sinqertë, absolutisht e majta përsëri do të ishte fituese, me gjithë tradhtinë e LSI-së dhe manipulimet e Berishës”, - vijoi Gjinushi. Për kreun e PSD-së vendimi i LSI-së ishte krejtësisht i gabuar. “Zgjedhjet e majta u shitën dhe u drejtuan keq për dy arsye: sepse LSI-ja u pozicionua “forcë” më vetë që në fillim, kjo mund të ishte e drejtë e saj, por këtë pozicionim e shoqëroi me një luftë publike dhe thirrje të hapur për të mos votuar të majtën dhe me një kërkesë, synim të qartë që të mos fitonte as e majta, as e djathta, që Ilir Meta të kishte dorën e lirë për të luajtur kryeministrin dhe ai meqë nuk zuri dot vendin e Saliut, kapi atë të Jozefinës”, - tha Gjinushi.
17 Korrik 2009