PS: Korrupsioni i qeverisë izoloi shqiptarët nga Bashkimi Europian
Kandidati për deputet – PS-së, Ditmir Bushati reagon për vendimin e BE-së për liberalizimin e vizave
Ditmir Bushati, kandidat i PS-së në zgjedhjet e fundit, ka deklaruar dje se propozimi i fundit i Komisionit Evropian konfirmon atë që Partia Socialiste ka disa muaj që ua bën me dije shqiptarëve, duke nënvizuar vijimësisht se për shkak të paaftësisë e të orrupsionit të kësaj qeverie Shqipëria mbetet jashtë programit të heqjes së vizave me Bashkimin Evropian. “Pra, shqiptarët e shqiptaret detyrohen të vazhdojnë të paguajnë, fare padrejtësisht, çmimin e lartë të mungesës së lirisë së lëvizjes në Evropë, për shkak të Sali Berishës e të një qeverie të kthyer në një biznes familjar. Në kundërshtim me propagandën boshe të oborrit të Kryeministrit dhe tonelatat e gënjeshtrave elektorale për Shqipërinë pa viza, qëndrimi i Komisionit Evropian konfirmon se qeveria familjare e Sali Berishës ka dështuar plotësisht në përmbushjen e standardeve që kanë të bëjnë mbajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme, me pajisjen e qytetarëve shqiptarë me kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike. Qeveria familjare e Sali Berishës ka dështuar plotësisht në përmbushjen e standardeve që kanë të bëjnë me migracionin e paligjshëm, ripranimin dhe menaxhimin e integruar të kufijve”, - tha Bushati.
Akuzat
Më tej Bushati ka deklaruar dje se skandalet e katër viteve të fundit që përfshinë qeverinë kanë treguar se qeverisja në Shqipëri është tërësisht familjare dhe klanore duke goditur aspiratat e shqiptarëve për lëvizjen e lirë. “Qeveria familjare e Sali Berishës ka dështuar plotësisht në përmbushjen e standardeve që kanë të bëjnë me mbrojtjen e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, kryesisht në lidhje me mbrojtjen e pakicave kombëtare dhe komunitetit rom. Qeveria familjare e Sali Berishës mban përgjegjësi direkt për klimën konfliktuale ndaj agjencive të zbatimit të ligjit dhe në stimulimin e aferave megakorruptive. Duke penalizuar kështu padrejtësisht shqiptarët që do vazhdojnë të mbeten peng i regjimit të vizave, ndërkohë që qytetaret e Maqedonisë, Serbisë e Malit të Zi do të lëvizin lirisht në Evropë, qeveria fami pian dhe larg përfitimit nga vendimi për liberalizimin e vizave. Madje, komisionerët janë shprehur se, nëse Shqipëria plotëson kriteret, liberalizimi mund të diskutohet sërish në qershorin e vitit të ardhshëm. Por, nëse situata do të ishte më e qartë në Shqipëri, liberalizimi i vizave mund të ridiskutohej në muajin shtator, ose në fillim të vitit të ardhshëm, ashtu sikurse dhe është premtuar nga politika shqiptare dhe nuk do të ishte shtyrë jo pak, por një vit, duke e lënë vendin tonë shumë mbrapa vendeve fqinje të saj.
17 Korrik 2009