E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama miting madhështor në Shkodër: Enveristi Berisha po mban peng ShqipërinëNga TemaNë një miting elektoral masiv në Shkodër, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, tha se Berisha si enverist i djeshëm dhe si demokrat i sotëm po mban peng Shkodrën.

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Rama miting madhështor në Shkodër: Enveristi Berisha po mban peng ShqipërinëNga Tema

Në një miting elektoral masiv në Shkodër, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, tha se Berisha si enverist i djeshëm dhe si demokrat i sotëm po mban peng Shkodrën. Si rrallë ndonjëherë sheshi kryesor i qytetit ka qenë i tejmbushur për një miting të PS.

“I jam mirënjohës Shkodrës për shpirtin evropian të rezistencës ndaj mësymjes vrastare të territ komunist, që u derdh mbi këtë qytet me të gjithë forcën e urrejtjes të një mendjeje destruktive, kundër mendjes krijuese. Dhe ta mbash në konflikt Shkodrën e Shqipërinë, në emër të së shkuarës komuniste, siç bën enveristi i djeshëm dhe demokratikasi i sotëm Sali Berisha, do të thotë të mbash gjallë botëkuptimin errsinë, e ta mbash kohën shqiptare në vend nga pikpamja shoqnore. Unë jam këtu për ta bërë të ecë kohën shqiptare, jo duke u dhënë shkodranëve arsyet pse duhet të ndahen në emër të së shkuarës komuniste, po pse duhet të bashkohen në emër të së ardhmes evropiane që njëkohësisht është edhe e shkuara e ndritur e Shkodrës oksidentale të Luigj Gurakuqit dhe të Migjenit”, - tha Rama.

“Unë jam këtu për botëkuptimin dritë kundër botëkuptimit errsinë, kundër mendjes destruktive, kundër politikës së vjetër që është armiku i mendjes krijuese, i ëndrrave dhe i shpresave tona, dhe aleati i varfërisë, i papunësisë, i injorancës, i dhunës, i korrupsionit.

Unë jam sot këtu, sepse dua që bashkë me ju, shkodranë e shkodrane, bashkë me të gjithë shqiptarët dhe shqiptaret që janë deri në fyt me politikën e vjetër të këtyre 18 vjetëve, ta sfidojmë historinë e vjetër që një grusht politikanësh e shkruajnë sipas interesave të tyre dhe të hapim një faqe të re, ku të shkruajmë së bashku një histori të re për fëmijët e socialistëve dhe të demokratëve, për të gjithë fëmijët e atdheut tonë të përbashkët.

Duke votuar për këtë Parti Socialiste, ju do të votoni për një fuqi ndryshimi dhe për një rrugë të re, që harmonizon gjeneratat dhe gjinitë, që bashkon eksperiencën dhe vlerat më të mira të traditës me energjitë dhe me talentet e njerëzve të rinj, të cilët vijnë përpara jush si mishërimi i hapësirës sonë të re politike, që është pasqyre e shoqërisë ku jetojmë. Jo vetëm e socialistëve e socialisteve, por edhe e atyre që vijnë nga angazhimi shoqëror, edhe e atyre që vijnë nga sipërmarrja e lirë shqiptare, edhe atyre që vijnë nga përkatësia besnike ndaj komunitetit. Dhe padyshim, këtu në Shkodër, edhe atyre që vijnë për të përfaqësuar edhe të përndjekurit e regjimit komunist”, - vijoi më tej kryetari i PS.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›