E Diel, 1 Nëntor 2026

LSI: Të dëmshpërblehen banorët e Synejit

Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, i kërkoi dje qeverisë shqiptare që të dëmshpërblejë banorët në Synej të Kavajës, shtëpitë e të cilëve janë dëmtuar si pasojë e rrëshqitjes së dherave. Meta ishte dje në fshatin Bago të Komunës së Synejit në Kavajë, ku si pasojë e rrëshqitjes së dherave janë shembur 7 shtëpi, ndërsa banorët kanë mbetur pa strehim. I shoqëruar nga deputetët e LSI, Braho dhe Legisi, Meta është takuar me banorët e kësaj zone, ku dhe ka ndarë me to shqetësimin që i ka pllakosur ata. Lideri i LSI-së, Meta u ka shprehur solidaritetin kryefamiljarëve, të cilëve u janë shembur banesat e tyre, duke theksuar me kënaqësi faktin se nga shembja e shtëpive nuk ka pasur ndonjë banorë të lënduar. Meta theksoi se, duhet të merren masa për të parandaluar fatkeqësi të tilla, Meta theksoi se sipas ligjit duhet të rikuperohen të gjitha dëmet materiale të këtyre banorëve në një kohë sa më të shpejtë. Më pas, kryetari i LSI-së ka vizituar edhe shtëpi të tjera, të cilat po rrezikohen si pasojë e rrëshqitjes së dherave ku gropat e krijuara kanë qenë prej disa dhjetëra metrash.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›