LSI ndërron kurs, Meta: PS nuk është armikja jonë
Lëvizja Socialiste për Integrim zbut tonet me Partinë Socialiste. Dy muaj para nisjes zyrtare të fushatës elektorale, por edhe nën asistimin e kompanisë amerikane që do të kujdeset për imazhin e saj në muaj në vijim, kreu i kësaj partie, Ilir Meta, sqaroi dje pozicionin paszgjedhor të partisë së tij. Meta mohoi kategorikisht bashkëpunimin me PD-në, duke lënë të hapur në veçanti bashkëpunimin me Partinë Socialiste e duke theksuar se janë dy forca idealiste që dëshirojnë integrimin e vendit.
"Sepse ne asnjëherë nuk na ka ndarë dhe nuk na ndan asnjë gjë nga socialistët dhe idealet e tyre për një Shqipëri më të mirë, në themel të së cilës të jetë solidariteti dhe jo intrigat", u shpreh Meta. Më tej, kryetari i LSI-së, sqaroi se partia dhe koalicioni që ajo po krijon me forca të tjera politike synon fitoren e zgjedhjeve të 28 qershorit dhe nëse ajo nuk arrin të fitojë e vetme, parësor do të jetë bashkëpunimi me forcat e majta e në veçanti me Partinë Socialiste.
"Në rast se nuk do të arrijë të fitojë e vetme në këto zgjedhje, pa dyshim që LSI koalicionin do e bëjë me forcat e majta dhe natyrisht në radhë të parë me Partinë Socialiste", nënvizoi kreu i LSI-së, Ilir Meta. Ndërsa zbuti tonet me selinë rozë, Meta u fokusua te Kryeministri Berisha duke bërë të ditur se kundërshtari i tij është kreu i mazhorancës aktuale, Sali Berisha. Ai iu përgjigj njëkohësisht deklaratës së kreut të ekzekutivit disa ditë më parë se nëse pas zgjedhjeve të qershorit do të ketë të drejtën për të krijuar qeverinë nuk përjashtohej bashkëpunimi me LSI. Drejtuesi i LSI-së tha se nuk është Berisha ai që përcakton veprimet politike të kësaj force. "Ne na vjen keq për politikanin që është në prag të pensionit të 28 qershorit, z.Berisha, që vazhdon me diversionet e tij pa kripë, pasi nuk është Berisha ai që përcakton se me kë bën koalicion Lëvizja Socialiste për Integrim, por është pikërisht LSI-ja ajo që e ka bërë të qartë dhe që e konfirmon edhe një herë tjetër dhe me forcë, që synon fitoren e zgjedhjeve të 28 qershorit me koalicionin e saj", shtoi ai.
Me deklaratën e djeshme, Meta u dha fund komenteve dhe mundësisë se bashkëpunimit të partisë së tij me mazhorancën aktuale pas zgjedhjeve të përgjithshme të qershorit. Kthesa e strategjisë së LSI-së kundrejt PS-së shënohet vetëm dy ditë pasi është nënshkruar kontrata bashkëpunuese me kompaninë amerikane që do e asistojë atë gjatë fushatës elektorale. Kompania në fjalë jo vetëm që do të tentojë të japë një imazh të ri të LSI-së në tërësi, por do të ndryshojë strategjinë edhe mbi rivalët e saj. Në situatën paraelektorale, LSI u prezantua e ashpër dhe sulmuese ndaj selisë rozë, ndërsa kjo e fundit nuk është përgjigjur asnjëherë me të njëjtat tone. Madje, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë një takimi dy ditë më parë në qytetin e Ballshit sqaroi për herë të parë, edhe nën interesimin e bazës socialiste se përse nuk është përgjigjur asnjëherë me të njëjtën gjuhë. Ardhja e kompanisë amerikane ka shënuar kthesën e parë të LSI-së në këtë drejtim. Pritet që nën asistimin e këshilltarëve të kësaj kompanie objekt i sulmeve të LSI-së të mos jetë më Partia Socialiste, por mazhoranca. Deklarata e Metës u bë gjatë nënshkrimit të një tjetër marrëveshjeje mes LSI-së dhe Partisë Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut, në kuadër të plotësimit të koalicionit "E majta për integrim".
Marrëdhëniet
Ndarja e madhe në 2005, bashkimi i suksesshëm i 2007-ës dhe sherri i 2008-ës
PS-LSI, katër vite urrejtje dhe dashuri
Në katër vitet e fundit, marrëdhëniet mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë shënuar rëniet dhe ngritjet e tyre. Fushata elektorale e korrikut të 2005 ishte e ashpër dhe të dyja partitë u impenjuan në akuza dhe kundërakuza. Në përfundim të zgjedhjeve, PS rezultoi humbëse. Drejtues të lartë të partisë akuzuan LSI-në si një prej arsyeve të forta të humbjes, jo vetëm se ajo bëri fushatë kundër PS, por edhe për shkak të bashkëpunimit në disa zona me Partinë Demokratike. Sipas figurave të njohura të selisë rozë, si Ruçi e Blushi, LSI kontribuoi në humbjen e më shumë se dhjetë kandidatëve të majtë në të gjithë vendin. Ndërsa LSI-ja e përmblodhi përgjigjen e saj në vjedhje votash nga ana e PS-së përmes fenomenit të "megadushkut". Muajt e parë të opozitës, dy partitë krijuan një marrëdhënie të ftohtë dhe aspak bashkëpunuese, për të mbërritur pastaj në zgjedhjen e Edi Ramës si kryetar i partisë më të madhe të opozitës. Pas zgjedhjes, Rama shpalli si një ndër prioritetet e tij bashkimin e së majtës. Pas shumë muajsh tratativa, kryesocialisti arriti të bindte Metën që të ulej në një tryezë edhe me aleatët e tjerë për të krijuar koalicionin me të cilin e majta hyri në zgjedhjet vendore të shkurtit të 2007. Zgjedhjet rezultuan sukses për këtë koalicion, i cili arriti të merrte shumicën e bashkive në vend dhe duke fituar bindshëm në Tiranë. Por një vit më vonë, në shkurt të 2008, Meta shpalli largimin nga koalicioni që krijoi me Ramën, duke akuzuar PS-në se nuk i është përmbajtur marrëveshjes së nënshkruar. Ndryshimet kushtetuese dhe më pas Kodi Zgjedhor acaruan marrëdhëniet mes partive, ndërsa Meta hyri në grevë urie me deputetët e LSI, PDK e Petro Koçin. Ndërsa përpiqej të hynte në tratativa me PS-në për Kodin Zgjedhor, LSI vijoi ta akuzonte për bashkëpunim me mazhorancën aktuale për disa terrene sportive, Kushtetutën, çështjen e Gërdecit etj.
Veliaj: Meta është i
paqëndrueshëm, si Xhuveli
Kreu i G99, Erjon Veliaj, u shpreh skeptik dhe mosbesues ndaj kthesës që bëri dje LSI në marrëdhënie me Partinë Socialiste. Erion Veliaj e komentoi si një demagogji të radhës dhe "xhuvelizëm" deklaratën e kryetarit të LSI-së z. Ilir Meta, sipas të cilit pas zgjedhjeve LSI do të bëjë koalicion me PS.
Gjatë një takimi me studentët në Tiranë, Veliaj tha se, "Zoti Meta dëshiron të bëjë edhe në katër vitet e ardhshme atë që ka bërë bashkë me Berishën e Nanon gjatë këtyre 18 vjetëve".
"Këta politikanë", theksoi ai, "janë të gatshëm të thonë gjithçka e pastaj të thonë të kundërtën e asaj që kanë thënë. Meta e Berisha mund të pështyjnë këdo, e pastaj t‘i lëpihen kujtdo". Sipas drejtuesit të G99, kreu i LSI-së po tregon se është i paqëndrueshëm e po sillet njësoj si Lufter Xhuveli. "Xhuvelizmi duhet të marrë fund njëherë e mirë në këtë vend", u shpreh më tej Veliaj. Këtë deklaratë, Veliaj e bëri gjatë një takimi me studentë konviktorë, të cilët shprehën shqetësimin për çmimin e lartë të kartave të identitetit. "Metës iu desh t‘i paguante kompanisë amerikane që ka kontraktuar për fushatën plot 2 milionë euro, për të kuptuar se ka gabuar me qëndrimet e tij të deritanishme kundër opozitës", tha drejtuesi i G99.