E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetari i PDK-së, Anton Gurakuqi, takon anëtarë dhe simpatizantë

“Nuk bashkëpunojmë me parti kioska, në zgjedhje do të hyjmë me PD-ën”
Partia Demokrisitiane është një tjetër forcë politike e kampit të djathtë që vendos të bëhet pjesë e koalicionit të kryesuar nga PD-ja, gjatë zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit.
Kjo është konfirmuar nga kreu i PDK-së Anton Gurakuqi, gjatë një takimi me anëtarë dhe simpatizantë të degës lokale kësaj partie në Pogradec.
“Demokristianët shqiptarë ashtu siç kanë treguar se janë në krah të Partisë Demokratike dhe kryeministrit Sali Berisha, kanë marrë një vendim tejet të rëndësishëm se nuk pranojnë kurrsesi të bëhen pjesë apo të mbështesin subjekte politike kioska, që kanë vetëm një anëtar, kryetarin e partisë”, u shpreh kreu i PDK-së, Anton Gurakuqi.
Më tej, Gurakuqi vlerësoi se një dhjetë ditë më parë Shqipëria u bë anëtare me të drejta të plota në NATO, çka do të thotë se në mandatin e parë të qeverisjes së koalicionit të qendrës së djathtë, të drejtuar nga kryeministri Sali Berisha, u bë realitet njëra prej ëndrrave shekullore të shqiptarëve.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›