Kryetari i Partisë Federale të Austrisë, Josef Proll, uron kryeministrin Berisha për fitoren në zgjedhjet parlamentare

“Fitorja në zgjedhje, dëshmi e mbështetjes së votuesve si dhe forcim i perspektivës evropiane të Shqipërisë”
Kryeministri Sali Berisha ka marrë një letër urimi nga kryetari i Partisë federale të Austrisë Josef Proll, për fitoren në zgjedhjet parlamentare. Kryetari i Partisë Federale të Austrisë, Josef Proll, në një letër urimi drejtuar kryeministrit Berisha për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit, thekson se fitorja në këto zgjedhje është dëshmi e mbështetjes së votuesve shqiptarë për perspektivën evropiane të Shqipërisë. “Më lejoni t’ju uroj për suksesin tuaj në zgjedhjet e fundit parlamentare, të cilat përkrahin fuqishëm udhëheqjen politike të Partisë Demokratike dhe dëshmojnë mbështetjen e vazhdueshme të votuesve shqiptarë për politikën dhe përkushtimin tuaj për forcimin e perspektivës evropiane për vendin tuaj. Unë ju uroj gjithë të mirat për mandatin tuaj të ri dhe suksese në ndërtimin e një qeverie të fortë dhe të qëndrueshme, e cila do të zbatojë reformat e nevojshme drejt rritjes së mirëqenies dhe sigurisë, në të mirë të qytetarëve shqiptarë”, shpreh në telegramin e tij të urimit Kryetari i Partisë Federale të Austrisë, Josef Proll.
...