E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vasili: Rama e ka të pamundur ta shkëpusë marrëdhënien erotike mes meshkujve edhe te vendimet institucionale

Lëvizja Socialiste për Integrim reagoi dje ndaj deklaratave homofobike të Edi Ramës, ndaj marrëveshjes politike për qeverisjen e ardhshme, ndërmjet PD dhe LSI.

Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, Petrit Vasili iu kundërpërgjigj recetave erotike të Edi Ramës, i cili nën presionet e homofobisë, cilësoi si “martesë” bashkëpunimin politik të shprehur nga kreu i LSI, Ilir Meta dhe kryetari i PD, njëkohësisht kryeministri i vendit Sali Berisha, për qeverisjen e ardhshme. Petrit Vasili u shpreh se Rama e ka të pamundur të shkëputet nga dëshira e tij për të interpretuar në mënyrë erotike si marrëdhënie midis meshkujsh edhe tek vendimet institucionale politike. “Me thënë të vërtetën Edi Rama e ka të pa mundur të shkëputet nga para-politika. Por edhe kur e bënë atë sërish e ka të pa mundur të dalë nga dëshira e tij, për të interpretuar në mënyrë erotike si marrëdhënie midis meshkujve të gjitha vendimet institucionale politike”, deklaroi Vasili. Këtë deklaratë Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së e bëri gjatë konferencës për shtyp, nga ku i bëri thirrje KQZ-së dhe Kolegjit Zgjedhor, që përpos kërcënimeve nga politika, të certifikojnë zgjedhjet në Shqipëri. Rezultatet e zgjedhjeve te 28 Qershorit, kanë hyrë në fazën e fundit për përmbylljen e tyre. Gjate gjithë kësaj kohe opinioni publik është përballuar me presione deri edhe kërcënime gjithfarësh gjate procesit te vendimmarrjes se institucioneve si KQZ dhe Kolegji Zgjedhor, institucione që gëzojnë autoritetin ligjor qe te certifikojnë zgjedhjet ne Shqipëri. Ne i bëjmë thirrje Kolegjit Zgjedhor qe ne veprimtarinë e tij te udhëhiqet vetëm nga ligji dhe Kodi Zgjedhor dhe te mos influencohet nga asnjë lloj presioni apo kombinacioni politik ngado qe ai te vije, tha Vasili.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›