E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryetari i Perfaqesuesve te Mbreterise se Jordanise ne Tirane

Me ftesë të Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli, mbërrin për një vizitë zyrtare në vendin tonë, Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Mbretërisë së Jordanisë, Abdulkarim Al Doghmi. Sipas njoftimit të zyrës së shtypit pranë Kuvendit, kryeparlamentarja Topalli do të presë ditën e hënë në një takim zyrtar Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Mbretërisë së Jordanisë, Shkëlqesinë e Tij Abdulkarim Al Doghmi dhe delegacionin që e shoqëron. Mësohet se pas takimit zyrtar dy homologët  do të kenë një prononcim të përbashkët për mediat.
Gjatë vizitës së tij në Tiranë, kreu i Parlamentit të Jordanisë do të takohet me autoritetet më të larta të vendit. Ai do të pritet në një takim të veçantë nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani dhe nga Kryeministri Sali Berisha. Gjithashtu, gjatë vizitës në Tiranë, Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Mbretërisë së Jordanisë, do të takohet dhe me Ministrin e Punëve të Jashtme Edmond Panariti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›