E Shtunë, 31 Tetor 2026

Subvencionimi i projekteve bujqesore

Ullinjtë, arorët, frutorët dhe së fundmi bimët medicinale janë projektet më të mbështetura me subvencione nga Ministria i Bujqësisë.  Agjencia ka mbështetur financiarisht  27 mijë fermerë, të cilët kanë zhvilluar projekte bujqësore.
Vlera financioare e dhënë nga agjencia për fermerët që nga vitit 2007 deri tani, arri në rreth 4miliardë lekë.
Ullinjtë, arorët, frutorët dhe së fundmi bimët medicinale janë projektet më të mbështetura me subvencione nga Ministria i Bujqësisë.  Drejtori i Agjencisë  Kombëtare të Zhvillimit te Bujqësisë Rurale, Gjok Vuksanaj tregon për “ABC News” se falë kësaj mbështetje financiare, që jep kjo agjenci, këto produkte kanë njohur një prodhim shumë të lartë.
Sipas zotit Vuksanaj, në  tre vite Agjencia ka mbështetur financiarisht  27 mijë fermerë, të cilët kanë zhvilluar projekte bujqësore.
Këtë vit, Agjencia e Zhvillimit të Bujqësisë do të shpërndajë për herë të parë edhe fondet  e Bashkimit Europian, të cilat orientohen për projektet bujqësore.
Vlera financiare e dhënë nga agjencia për fermerët që nga vitit 2007 deri tani, arri në rreth 4miliardë lekë.  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›