E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryetari i kartelit të ndërtimit, Edi Rama mban peng PS pas humbjes katastrofike

Kryesocialisti  nuk jep dorëheqjen për humbjen e PS i sponsorizuar nga ministri i brendshëm i Ramiz Alisë, Gramoz Ruçi
Megjithëse i humbur dhe pa moral, megjithëse i shkaktoi socialistëve një humbje tragjike që mund ta kishte shndërruar në fitore, kryesocialisti Rama vazhdon të ngulë këmbë të qëndrojë në krye të  Partisë Socialiste me justifikimin e humbjes nga marrëveshja e  Ilir Metës për qeverisjen e re. Tashmë karteli mafioz i ndërtimit me Edi Ramën në krye duket se vazhdon të kërkojë të mbajë peng opozitën shqiptare ashtu siç e mbajti për tre vjet rresht. Kryesocialisti Rama nën mbrojtjen e ministrit të brendshëm të Partisë së Punës, Gramoz Ruçi, shpalosi ditën e djeshme idenë se, do të vazhdojë të mbajë peng partinë më të madhe opozitare edhe për katër vite të tjera. Dalja e djeshme e Ramës konfirmoi dhe njëherë para shqiptarëve se ky njeri nuk mund të përfaqësojë socialistët, të cilët e kanë standard të vendosur tashmë institucionin e dorëheqjes. Tashmë karteli mafioz i ndërtimit i udhëhequr nga Edi Rama ka marrë në kontroll PS, duke mos lejuar kryetarin e saj të japë dorëheqjen.
Kreu i selisë rozë Edi Rama, u mundua sërish të justifikojë humbjen e Partisë Socialiste dhe të ndezë emocionalisht elektoratin e majtë duke sulmuar marrëveshjen Meta-Berisha për të nxjerrë vendin nga kriza. Menjëherë pasi lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, iu përgjigj pozitivisht ftesës së Berishës për një koalicion qeverisje për 4 vitet e ardhme, ka reaguar kreu i selisë rozë Edi Rama duke e akuzuar këtë bashkëpunim si një pakt i politikës së vjetër. Më tej, Rama u mundua ta shfrytëzojë këtë marrëveshje si një frymëmarrje për tu ngushëlluar nga humbja dhe justifikuar sadopak raportin e tij armiqësor me LSI, raport i cili çoj në humbjen e shumë mandateve nga ana e LSI dhe në humbjen në përgjithësi të të majtës. Ndonëse e majta mori shumë vota më tepër se koalicioni Bashkimi për Ndryshim, për shkak të kodit Rama-Berisha, e majta i humbi zgjedhjet e 28 qershorit. Meta bëri disa përpjekje pra 28 qershorit që e majta të hynte e vetme në zgjedhjet e 28 qershorit, por të gjitha tentativat dështuan për shkak të refuzimi të Ramës. Ndërsa tani mbas fitores së Berishës, Rama e akuzoi liderin e LSI, që e ka tradhtuar elektoratin e majtë në përgjithësi dhe kjo sipas Ramës është një arsye më shumë për ta vlerësuar si të drejtë mungesën e bashkëpunimit me LSI. Sipas Ramës nuk është aspak e hijshme që Meta të bëjë koalicion me qeverinë e Gërdecit. Kjo është një ditëlindje që nuk do ta harroj asnjëherë. Kjo nuk është fjala ime e fundit për procesin zgjedhor, por vetëm reagimi im për qeverinë që lindi sot nga grahma më e fundit e politikës së vjetër të politikanëve të vjetër në Shqipëri. Përpjekja për numërimin e çdo vote opozitare vazhdon, i gjithë populli opozitar ndjek zhvillimet e një beteje sy më sy. Populli pret leximin e hapur të votave, 83 mijë zemra që në 28 qershor rrahën për largimin e kësaj qeverie u trafikuan nga Meta. Pas ngutjes së sotme të Metës pa dalë ende rezultati përfundimtar nga KQZ e Berishës, Partinë Socialiste nuk do ta ndalë asgjë. E kuptoj emocionalitetin tuaj dhe qindra e mijërave qytetarëve që në 28 qershor votuan për PS, votuan për laletatët toanë, për vet partinë e Metës me dëshirën dhe domosdoshmërinë e brendshme për ti dhënë fund qeverisë së Berishës, u shpreh Rama. Ndërsa për sa përket dorëheqjes nga kreu i Partisë Socialiste pas humbjes së zgjedhjeve, Rama u shpreh se do ta udhëhiqte PS deri në fund të procesit zgjedhor, duke shtuar se vetëm më pas, kjo familje politike, pas pazarit të sotëm, është një familje më e madhe, sepse të gjithë ata që votuan për LSI dhe Ilir Metën vota u shkoi te Berisha. Nga sot nuk do të ndjehen vetëm, sepse tani vjen një betejë, mes botës së re që meritojnë qytetarët pavarësisht për kë votojnë dhe botës së vjetër të mekanizmave që prej 18 vjetësh i ka ndarë dhe përçarë shqiptarët., shtoi Rama. Më tej, ai theksoi se PS është e vendosur të mbrojë votën e shqiptarëve, duke shtuar se këtu nuk është çështja e një apo dy mandateve, por është çështja e zbardhjes së të vërtetës të zgjedhjeve të 28 qershorit, të cilat në bindjen e socialistëve të plotë janë të deformuara. Sipas tij, PS ka të gjithë të drejtën tu japë mundësinë shqiptarëve të lexojnë atë që kanë vendosur, pasi socialistët janë bindur se deformimi qëndron te rezultati i shpallur, ndërsa e vërteta te kutitë e votimit. Përpjekja për numërimin e çdo vote opozitare vazhdon dhe ne jemi më të bindur se kurrë se pa u zbardhur e vërteta e kutive të 28 qershorit, Partia Socialiste nuk do të ndalet para asnjë gjëje. Nga ana tjetër votat e elektoratit të LSI-së u trafikuan sot nga Ilir Meta duke bërë kështu pazarin më të turpshëm, tha Rama. Kreu i PS-së shprehu bindjen se ky sistem zgjedhor nuk përmban në vetvete asnjë problem për PS, pasi nuk është sistemi që ka krijuar problemin që haset sot, por është deformimi i vullnetit të popullit përmes mekanizmave të caktuara.
 ************************************************************************************
Dorëheqja, Rama: Do të jëmë në krye të PS deri në fund të procesit zgjedhor
Kuke komentuar marrëveshjen e LSI me PD për qeverisjen e re, Rama u ndal edhe te qëndimi i tij në Partinë Socialiste pas humbjes së zgjedhjeve, duke u shprehur se do të jetë në krye të PS deri ku të mbaraojë zyrtarisht procesi zgjedhor dhe KQZ të shpallë rezultatin zurtar të zgjedhjeve. Unë e thashë qysh në fillim të këtij komunikimi, se kjo nuk është fjala ime e fundit për procesin zgjedhor. Në përgjigje të pyetjes tuaj, unë shtoj së pari, këtu nuk është çështja më e një apo e dy mandateve, këtu është çështja e zbardhjes së të vërtetës së zgjedhjeve të 28 qershorit, të cilat në bindjen tonë të plotë, janë të deformuara dhe ne kemi të gjithë të drejtën që pa hyrë në asnjë llogari, në radhë të parë tju japim mundësinë shqiptarëve e shqiptareve atë që kanë vendosur. Këtë ne duam ta bëjmë posaçërisht në ato pika ku jemi të bindur se deformimi qëndron te rezultati i shpallur, ndërsa e vërteta qëndron në errësirën e kutive të votimit. Porsa i përket pjesës tjetër të pyetjeve tuaja, dua tju them një gjë: PS nuk bëhet kurrë për asnjë përshesh dhe kush e përfytyron këtë si pjesë e këtij projekti që tanimë ka dalë në skenë plotësisht përpara shqiptarëve,
 *******************************************************************
Rama: Humbja e zgjedhjeve, jo për shkak të kodit
Duke u ndalur te humbja e zgjedhjeve nga Partia Socialiste, lideri i saj Edi Rama u shpreh se do të ketë të gjithë kohën e nevojshme për të diskutuar me qetësi lidhur me çfarë ka të bëj me këtë proces, duke shtuar se ky sistem nuk përmban në vetvete një problem për Partinë Socialiste dhe nuk është sistemi që ka krijuar humbjen e të majtës, por është deformimi i vullnetit të popullit përmes mekanizmash të cilat ne duhet me qetësi, vendosmëri e këmbëngulje, ti bëjmë të dukshme për të gjithë publikun.  Përveç humbjes së PS, sipas tij, e vetmja gjë për të cilën duhet të shqetësohen socialistët, është se kjo lojë politike po bëhet gjithmonë e më e sofistikuar. Është një lojë ku lidhen drejtpërdrejt interesat për të kontrolluar pasurinë e këtij vendi, për të kontrolluar të gjitha ato të ardhura që në vend se të ndahen në mënyrë të drejtë dhe të ndershme përmes një politike të re për shqiptarët e shqiptaret, duhet të ndahet në ato duar që kanë aftësinë ose e thënë shqip paturpësinë që votat e popullit ti kthej në karta krediti për pazarin e një politike të vjetër, ku interesat rriten çdo ditë në mënyrë marramendëse, tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›