E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetari i ri i KQZ, Kuvendi shpall vendin vakant

Kuvendi i Shqipërisë i ka hapur rrugë procedurave për zgjedhjen e Kreut të ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.Me hyrjen në fuqi të ligjit të ri elektoral, Kuvendi shpalli vendin vakant për kreun e institucionit që administron proçesin zgjedhor, detyrë që deri më tani është mbajtur nga Arben Ristani.
 

Në faqen zyrtare të Kuvendit, janë përcaktuar kriteret që duhet të plotësojnë aplikantët që dëshirojnë të jenë anëtarë dhe njëkohësisht kryetar i KQZ-së.
 

Pas këtij hapi formal do të jetë komisioni i ligjeve ai që do të ketë detyrimin të administrojë konkurrentët që do të paraqiten për të kryer më pas seanca dëgjimore me secilin prej tyre dhe përzgjedhjen në fund të dy kandidaturave alternative, për t`iu drejtuar më pas votimit në Kuvend.

Kuvendi i Shqiperise në faqen zyrtare ka publikuar kriteret që duhet të plotësojë kandidati, që duhet të jete mbi 35 vjeç, të ketë përvojë profesionale prej jo më pak se 10 vjet ne fushën e drejtësise; në administratën publike; apo në administrimin e zgjedhjeve; të mos ketë qenë anëtar i ndonjë partie politike në 5 vitet e fundit, të mos ketë qenë i zgjedhur deputet i Kuvendit në 5 vitet e fundit.
 

Por për Nënkryetaren aktuale të KQZ-së, përtej këtyre kritereve ligjore, kreu i ri i KQZ-së duhet të garantojnë balancën në drejtimin e këtij intiticioni. Por a do të kandidojë Dëshira Subashi për detyrën e kryetarit?
 

“Do të mendoja që të kishte një personalitet që të përballojë masën e tensionit politik, ti jepte vendimarrje shumicës së KQZ-së të bazuar në ligj. Nuk besoj se e kaloj me shumicë votash kandidimin tim për këtë post, nuk do të doja të isha pjesë e kësaj liste”u shpreh Subashi.
 

Sipas Nënkryetares së KQZ duhet të nxitohet edhe me përgatitjen e infrastrukturës zgjedhore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›