E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetari i senatit të Kanadasë, Noel Kinsella, vizitë zyrtare sot në Tiranë


Kanadaja, ka luajtur një rol të rëndësishëm në integrimin e Shqipërisë në NATO
Me ftesë të Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare treditore në Shqipëri, Kryetari i Senatit të Kanadasë, Noel Kinsella.
Kjo vizitë e tij shënon vizitën e parë të një Kryetari të Senatit kanadez në Tiranë.
Vizita konsiderohet shumë e rëndësishme, duke pasur parasysh jo vetëm partneritetin në NATO, por edhe faktin se Kanadaja është shteti i dytë më i madh në botë pas Rusisë. Vizita e Kryetarit Kinsella pason vizitën zyrtare të Kryetares së Kuvendit të Jozefina Topalli, në tetor të vitit 2007 në Kanada.
Nesër Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe Kryetari i Senatit të Kanadasë, Noel Kinsella do të zhvillojnë një bisedë dypalëshe kokë më kokë mes tyre. Pas takimit mes delegacioneve kanadeze dhe shqiptare, dy homologët do të nënshkruajnë një marrëveshje për nxitjen e bashkëpunimit si dhe do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.
Gjatë qëndrimit të tij në vendin tonë, kryetari i Senatit të Kanadasë Noel Kinsella do të takojë drejtuesit më të lartë të shtetit shqiptar, përfaqësues të qeverisë, biznesit si dhe drejtues të Komunitetit Fetar. Kanadaja, ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm për integrimin e Shqipërisë në NATO, duke qenë një nga mbështetësit kryesorë dhe ndër vendet e para që ratifikoi protokollin e pranimit në NATO. Hapja e Ambasadës së Shqipërisë në Otavë i dha një impuls të ri forcimit të marrëdhënieve, midis dy vendeve tona edhe për shkak të zgjerimit të emigracionit shqiptar në Kanada. Niveli i bashkëpunimit me Kanadanë në fushën ekonomike ka pasur një dinamikë shumë pozitive. Fokusi në marrëdhëniet dypalëshe ekonomike ka qenë për gjetjen e mundësive për thithjen e investimeve kanadeze në Shqipëri. Privatizimi i sektorëve strategjike në Kryetari i Senatit të Kanadasë Noel Kinsella është një nga figurat kryesore të politikës kanadeze i cili është në Senat që prej vitit 1990, ndërsa ka shërbyer si nënsekretar shteti i Kanadasë. Ai është Kryetar i Senatit kanadez që prej vitit 2006.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›