E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Kryetari jot, strumbullari i korrupsionit”

24-12-2010 / Gazeta 55

Replikat/ Berisha, Ruçit

“Me lejet e ndërtimit, korrupsioni juaj arrin në 20 për qind. Banka Botërore ka studiuar lejet e ndërtimit në Shqipëri dhe ka gjetur një gjë të veçantë, lejet e ndërtimit të Vlorës dhe Shkodrës, ishin të standardeve të Parisit, ndërsa në Tiranë ishin të standardit më të ulët në botë. Nëse Shqipëria renditet e 15-a në botë për garantimin e investimeve të huaja, harrojeni se ka ardhur në Tiranë një investitor i huaj, sepse nuk e lë mafia. Shkojnë dhe ndërtojnë në Farkë, Kashar dhe Prezë, por jo në Tiranë. Këtij 3 000 euroshit tuaj vetëm jeleku i kushton 8 mijë euro. Klanet kriminale në kështjellën e Pezës përcaktojnë dhe ndajnë lejet e ndërtimit. Ti flet për pavarësi të pushtetit vendor, por ti zotëri a e di që grandi për pushtetin vendor është 14 miliard sot, në një kohë kur ne e gjetëm vetëm 7 miliard. Çfarë ndodh aty, edhe aty është niveli i abuzimit. Çfarë bëri kryetari juaj me 3-fishimin e buxhetit të Bashkisë së Tiranës, e ka kthyer në rroga për militantët dhe 99-shat. Por, një gjë është e sigurt, kjo do të zgjidhet më 8 Maj”.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›