E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvend/Kryeministri Sali Berisha akuzon deputetin e PS-së

24-12-2010 / Gazeta 55

Ti dhe ai tjetri, (Edvini) jeni rrugaçët e rrugës dhe zëdhënësit e krimit

Kryeministri Sali Berisha akuzoi deputetin Erjon Braçe dhe kryetarin e socialistëve, Edi Rama, për lidhje të tyre me krimin e organizuar. Gjatë seancës plenare, Berisha tha se këta dy njerëz pastrojnë nëpër kazino, shumat e përfituara nga trafiku i drogës.
“Të marrësh lekët e drogës dhe t’i lash 10 mijë euro të kazino, ju nuk i shpëtoni kësaj. Ju flisni këtu me gjuhën e rrugaçërisë se jeni të droguar”, tha kryeministri.
Duke iu kundërpërgjigjur pretendimeve të socialistit Erjon Braçe shefi i ekzekutivit tha se akuzat e bëra nga Daut Kadriovski shigjetojnë eksponentë të Partisë Socialiste dhe se periudha e denoncimit është gjatë kohës që PS ushtronte pushtetin e saj.
Kreu i qeverisë garantoi mbrojtje të plotë ndaj ligjvënësve të opozitës, por ata duhet të shkëputen nga loja me krimin. Ai tha se, Sali Berisha do t’i mbrojë, ndërsa ata që i kërcënojnë ndaj klanet “Kadriovski”, “Gina” apo edhe “Gjura”.
“Se çfarë lidhjesh keni ju me Kadriovskin, ato do t’i përcaktojë drejtësia. Akuzat janë të plota dhe janë denoncuar gjatë kohës që ju ishit në pushtet. Akuzat i keni direkt prej tij. Lidhja që bëre dhe që bëtë është një lidhje shumë fatkeqe dhe e turpshme. Ke nevojë për mbrojtje dhe qeveria të garanton çfarë do lloj mbrojtje. Përfshirja me klanet e drogës, është e dënueshme dhe e papranueshme. Në një rast na del Kadriovski, në një rast ka qenë Gina, është ekzekutuar brenda rrethimit të Policisë me anti-tank. Nuk është vetëm ky rast, janë disa. Loja me krimin është lojë me integritetin, me moralin dhe me të gjitha. Një ish ministër i imi thotë se e ka gjetur atë (Edi Ramën) me kokainë 3 000 euroshe në zyrë. Më thoni ju nëse del një nga klani Gina dhe ju kërcënon Sali Berisha ka faj? Nëse del klani “Gjura” ndonjë ditë, përsëri Sali Berisha është fajtor? Jo zotërinj, jeni vetë përgjegjës se iu keni shërbyer këtyre. Largohuni prej tyre se po lozni me krimin. Denoncimin e tij, Daut Kadriovski e ka bërë kur ju keni qenë në pushtet dhe për këtë janë dokumentet”, u shpreh kryeministri i vendit Sali Berisha në vijim të debateve në seancën plenare të Kuvendit.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›