Ne Europe ndalimi i mbulimit te grave meriton te argumentohet me shkaqe sigurie
Ndalimi qe i behet ne Evrope ne vende si Belgjika dhe Franca mbajtjes se ferexheve ne publik has ne kritika te ashpra ne vendet islamike. Por edhe ne disa vende arabe ka kritika te ashpra per percen dhe burkan.
Persa u perket perceve sirianet ishin me te shpejte se francezet dy jave para miratimit te pare te ndalimit te mbulimit te fytyres ne publik nga Asambleja Kombetare franceze korrikun e kaluar regjimi i Damaskut kishte marre masa te rrepta 1200 mesuese qe mbanin perce u transferuan pa e zgjatur ne vende ku ato nuk kishin kontakt me femijet. Pak pas kesaj ministria e Arsimit i deboi dy studente te mbuluara krejtesisht nga auditoret e universiteteve siriane Ne shkollat fillore ka pasur probleme me mesueset e mbuluara plotesisht. Ka pasur veshtiresi komunikimi midis mesuesve dhe nxenesve. Prandaj nga ana e ministrise se Arsimit u mor vendimi qe mesueset e mbuluara krejtesisht me carcaf te largohen krejtesisht nga sherbimi ne shkolla.... Dhe pas kesaj u tha se edhe ne universitete ekzistojne te njejtat probleme komunikimi - per shkak te numrit te larte te studenteve me perce. Nje mase qe te terheq vemendjen. Sepse ne Siri - si ne shumicen e vendeve te botes arabe - numri i grave te mbuluara neper rruge vitet e fundit eshte shtuar shume edhe nese shumica e sirianeve nuk mbulohen krejtesisht. Por regjimi i Bashar Al-Assadit vete megjithe lidhjet e tij te ngushta me Hamaset Hisbollate dhe Iranin - eshte regjim laik i cili shtyp krahas grupeve opozitare demokratike edhe grupet fetare.
Problem komunikimi apo islamizimi politik/Ate qe Musa e quan problem komunikimi eksperte te tjere e quajne mase kunder nje islamizimi te forte politik te vendit. Edhe ne Egjipt grindja per percet ka shperthyer me gjithe fuqine e saj madje edhe qarqe zyrtare fetare shqiptojne kritika per mbulim te tepruar. Abd al-Muti al Bayyumi anetar i Keshillit te Larte te Klerikeve ne universitetin Azhar e mbeshteti madje ne mes te shtatorit publikisht ndalimin e mbulimit te grave te shqiptuar nga Asambleja Franceze. Ai tha se mbulimi i fytyres nuk ka asnje baze ne fene islame. Ne interviste me Deutsche Wellen ai shtoi Nganjehere nje mbulim i plote i femres paraqet kercenim per ambientin. Nuk e di nese nen mbulim ndodhet nje burre apo nje grua nese dikush ka fshehur arme apo objekte kercenuese. Prandaj me pelqen ligji francez sepse e ndalon mbulimin e plote per shkaqe sigurie. Megjithate Al Bayumi thote se eshte ne doren e cdo shoqerie qe ta vleresoje masen e rrezikut dhe te marre masa kunder tij. Grupe opozitare ne Egjipt si Vellazeria Myslimane me ndikim jane rreptesisht kunder ndalimit te mbulimit. Per ta me kete shkelen ndjenjat fetare.