Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, shpreh ngushëllimet familjeve te policëve të rënë në krye të detyrës.
Sot gjithë Shqipëria nderon katër djemtë e saj efektiva të Policisë së Shtetit.
Fatos Xhani, Sajmir Duckollari, Altin Dizdari, Kastriot Feska janë herojt tonë.
Shqipëtarët sot mbajnë frymën, Shqipëria ka humbur katër djemtë e saj, Policia e Shtetit ka humbur punonjësit e saj që ishin modeli moral. Familjet e tyre, djemtë, babanë, bashkëshortët e tyre të dashur, trima, kurajoz.
Në këto momente të vështira, ne të gjithë shprehim ngushëllimet për familjet e tyre, mbështetjen, solidaritetin me Policinë e Shtetit, që tregoj edhe një herë vullnetin por dhe dëshmoi sakrificën në luftën kundër krimit.