VENDIM PËR HAPJEN E PROGRAMEVE TË STUDIMEVE TË DOKTORATËS, NË FAKULTETIN E SHKENCAVE SOCIALE DHE NË ATË TË MJEKËSISË, TË UNIVERSITETIT TË TIRANËS”
PËR
HAPJEN E PROGRAMEVE TË STUDIMEVE TË DOKTORATËS, NË FAKULTETIN E SHKENCAVE SOCIALE DHE NË ATË TË MJEKËSISË, TË UNIVERSITETIT TË TIRANËS”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 26, 42 e 75, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Hapjen në Fakultetin e Shkencave Sociale, të Universitetit të Tiranës, të programeve të studimeve të ciklit të tretë të doktoratës, në:
a) Filozofi, në përfundim të të cilës lëshohet diploma për gradën shkencore “Doktor (Dr.) në Filozofi”.
b) Sociologji, në përfundim të të cilës lëshohet diploma për gradën shkencore “Doktor (Dr.) në Sociologji”.
c) Pedagogji, në përfundim të të cilës lëshohet diploma për gradën shkencore “Doktor (Dr.) në Pedagogji”.
ç) Psikologji, në përfundim të të cilës lëshohet diploma për gradën shkencore “Doktor (Dr.) në Psikologji”.
d) Punë sociale, në përfundim të të cilës lëshohet diploma për gradën shkencore “Doktor (Dr.) në Punë sociale”.
2. Hapjen në Fakultetin e Mjekësisë, të Universitetit të Tiranës, të programit të studimeve të ciklit të tretë të doktoratës, në:
a) Studime të Thelluara në Farmakologji, Fiziologji, Fiziologji Patologjike, në përfundim të të cilave lëshohen diploma për gradën shkencore “Doktor (Dr.), përkatësisht, në Studime të Thelluara, në Farmakologji, Fiziologji, Fiziologji Patologjike”.
b) Studime të Thelluara të Aspekteve Epidemiologjike, Diagnostike dhe Terapeutike të Sëmundjeve Infektive Emergjente dhe Riemergjente në Shqipëri, në përfundim të së cilës lëshohet diplomë për gradën shkencore “Doktor (Dr.), në Studime të Thelluara të Aspekteve Epidemiologjike, Diagnostike dhe Terapeutike të Sëmundjeve Infektive Emergjente dhe Riemergjente në Shqipëri”.
c) Shëndet publik, në përfundim të së cilës lëshohet diplomë për gradën shkencore “Doktor (Dr.) në Shëndet publik”.
ç) Studime të Thelluara të Aspekteve Epidemiologjike, Diagnostike dhe Terapeutike të Sëmundjeve të Lëkurës, në përfundim të së cilës lëshohet diplomë për gradën shkencore “Doktor (Dr.), në Studime të Thelluara të Aspekteve Epidemiologjike, Diagnostike dhe Terapeutike të Sëmundjeve të Lëkurës”.
d) Studime të Thelluara dhe Kërkime në Otorinolaringologji, në përfundim të së cilës lëshohet diploma për gradën shkencore “Doktor (Dr.) në Studime të Thelluara dhe Kërkime në Otorinolaringologji”.
dh) Studime të Thelluara në Kardiologji, në përfundim të së cilës lëshohet diplomë për gradën shkencore “Doktor (Dr.) në Studime të Thelluara në Kardiologji”.
e) Studime në Patologji Oro-Maxilo-Faciale, në përfundim të së cilës lëshohet diploma për gradën shkencore “Doktor (Dr.) në Studime në Patologji Oro-Maxilo-Faciale”.
ë) Studime në Neuroshkencë, në përfundim të së cilës lëshohet diplomë për gradën shkencore “Doktor (Dr.) në Studime në Neuroshkencë”.
f) Studime në Obstetrikë-Gjinekologji, në përfundim të së cilës lëshohet diplomë për gradën shkencore “Doktor (Dr.) në Studime në Obstetrikë-Gjinekologji”.
g) Mjekësi Laboratorike, në përfundim të së cilës lëshohet diplomë për gradën shkencore “Doktor (Dr.) në Studime në Mjekësi Laboratorike”.
gj) Morfologji Klinike, në përfundim të së cilës lëshohet diplomë për gradën shkencore “Doktor (Dr.) në Morfologji Klinike”.
h) Sëmundjet Kirurgjikale, në përfundim të së cilës lëshohet diplomë për gradën shkencore “Doktor (Dr.) në Sëmundjet Kirurgjikale”.
i) Imazheri, në përfundim të së cilës lëshohet diplomë për gradën shkencore “Doktor (Dr.) në Imazheri”.
j) Anatomi Patologjike dhe Mjekësi Ligjore, në përfundim të së cilës lëshohet diplomë për gradën shkencore “Doktor (Dr.) në Anatomi Patologjike dhe Mjekësi Ligjore”.
k) Sëmundjet e Syrit, në përfundim të së cilës lëshohet diplomë për gradën shkencore “Doktor (Dr.) në Sëmundjet e Syrit”.
l) Pediatri, në përfundim të së cilës lëshohet diplomë për gradën shkencore “Doktor (Dr.) në Pediatri”.
ll) Shkencat Farmaceutike, në përfundim të së cilës lëshohet diplomë për gradën shkencore “Doktor (Dr.) në Shkencat Farmaceutike”.
m) Sëmundjet e Brendshme, në përfundim të së cilës lëshohet diplomë për gradën shkencore “Doktor (Dr.) në Sëmundjet e Brendshme”.
3. Kohëzgjatja e programeve të studimeve të doktoratës janë, të paktën, 3 vite dhe përfshin edhe 60 kredite për studime të organizuara.
4. Kuotat e pranimit në këto programe studimi, për vitin 2009, është, si më poshtë vijon:
A. Fakulteti i Shkencave Sociale:
a) Doktoratë në Filozofi..............................................................24;
b) Doktoratë në Sociologji..........................................................30;
c) Doktoratë në Pedagogji..........................................................14;
ç) Doktoratë në Psikologji..........................................................20;
d) Doktoratë në Punë Sociale.....................................................12.
B. Fakulteti i Mjekësisë:
a) Doktoratë në Studime të Thelluara në Farmakologji,
Fiziologji, Fiziologji Patologjike............................................10;
b) Doktoratë në Studime të Thelluara të Aspekteve
Epidemiologjike, Diagnostike dhe Terapeutike
të Sëmundjeve Infektive, Emergjente dhe
Riemergjente, në Shqipëri.......................................................16;
c) Doktoratë në Shëndetit Publik................................................12;
ç) Doktoratë në Studime të Thelluara të Aspekteve
Epidemiologjike, Diagnostike dhe Terapeutike të
Sëmundjeve të Lëkurës...........................................................12;
d) Doktoratë në Studime të Thelluara dhe
Kërkime në Otorinolaringologji.............................................10;
dh) Doktoratë në Studime të Thelluara në Kardiologji..................6;
e) Doktoratë në Studime në Patologji
Oro-Maxilo-Faciale................................................................16;
ë) Doktoratë në Studime në Neuroshkencë................................16;
f) Doktoratë në Studime në Obstetrikë-Gjinekologji................10;
g) Doktoratë në Mjekësi Laboratorike.......................................12;
gj) Doktoratë në Morfologji Klinike...........................................10;
h) Doktoratë në Sëmundjet Kirurgjikale....................................20;
i) Doktoratë në Imazheri...........................................................10;
j) Doktoratë në Anatomi Patologjike dhe Mjekësi Ligjore.......10;
k) Doktoratë në Sëmundjet e Syrit.............................................10;
l) Doktoratë në Pediatri.............................................................10;
ll) Doktoratë në Shkencat Farmaceutike....................................10;
m) Doktoratë në Sëmundjet e Brendshme..................................12.
5. Tarifa e shkollimit është 200 000 (dyqind mijë) lekë dhe likuidohet për çdo vit të kohëzgjatjes normale, me këste, të caktuara nga fakulteti përkatës.
6. Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi të përballohen nga buxheti i vitit 2009, miratuar për Universitetin e Tiranës.
7. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Universiteti i Tiranës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
05/08/2009