VENDIM PËR HAPJEN, NË QYTETIN E PESHKOPISË, TË FILIALEVE DHE TË PROGRAMEVE TË STUDIMEVE, TË FAKULTETEVE TË EKONOMISË E TË ADMINISTRIMIT, TË EDUKIMIT DHE TË SHKOLLËS SË LARTË PROFESIONALE, TË UNIVERSITETIT “ALEKSANDËR MOISIU”, DURRËS, SI DHE PËR MIRA
PËR
HAPJEN, NË QYTETIN E PESHKOPISË, TË FILIALEVE DHE TË PROGRAMEVE TË STUDIMEVE, TË FAKULTETEVE TË EKONOMISË E TË ADMINISTRIMIT, TË EDUKIMIT DHE TË SHKOLLËS SË LARTË PROFESIONALE, TË UNIVERSITETIT “ALEKSANDËR MOISIU”, DURRËS, SI DHE PËR MIRATIMIN E KUOTAVE TË PRANIMIT E TË TARIFËS SË SHKOLLIMIT NË KËTO PROGRAME STUDIMI, NË VITIN AKADEMIK 2009-2010
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 8, pika 1, 11, pika 2, shkronja “b”, 26, 33, 42 e 75, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Hapjen, në qytetin e Peshkopisë, të filialeve të Fakulteteve të Ekonomisë e të Administrimit, të Edukimit dhe të Shkollës së Lartë Profesionale, të universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës.
2. Filiali i Fakultetit të Ekonomisë dhe të Administrimit do të ofrojë programet e studimit të ciklit të parë, në:
a) “Shkenca të Administrimit”, me profil “Financë-Kontabilitet”, në përfundim të të cilit lëshohet “Diplomë e nivelit të parë (DNP)”, në Shkenca të Administrimit, me profil Financë-Kontabilitet;
b) “Shkenca të Administrimit”, me profil “Financë-Bankë”, në përfundim të të cilit lëshohet “Diplomë e nivelit të parë (DNP)”, në Shkenca të Administrimit, me profil Financë-Bankë;
c) “Shkenca të Administrimit”, me profil “Menaxhim marketing”, në përfundim të të cilit lëshohet “Diplomë e nivelit të parë (DNP)”, në Shkenca të Administrimit, me profil Menaxhim- marketing;
ç) “Shkenca të Administrimit”, me profil “Administrim biznesi”, në përfundim të të cilit lëshohet “Diplomë e nivelit të parë (DNP)”, në Shkenca të Administrimit, me profil Administrim biznesi.
3. Filiali i Fakultetit të Edukimit do të ofrojë programet e studimit të ciklit të parë, në:
a) Mësuesi, dega “Matematikë-Fizikë”, në përfundim të të cilit lëshohet “Diplomë e nivelit të parë (DNP)”, në Mësuesi, në Matematikë-Fizikë;
b) Mësuesi, dega “Matematikë-Informatikë”, në përfundim të të cilit lëshohet “Diplomë e nivelit të parë (DNP)”, në Mësuesi, në Matematikë-Informatikë;
c) Mësuesi, dega “Informatikë-Anglisht”, në përfundim të të cilit lëshohet “Diplomë e nivelit të parë (DNP)”, në Mësuesi, në Informatikë-Anglisht;
ç) Mësuesi, dega “Gjuhë-Letërsi-Anglisht”, në përfundim të të cilit lëshohet “Diplomë e nivelit të parë (DNP)”, në Mësuesi, në Gjuhë-Letërsi-Anglisht;
d) Mësuesi, dega “Biologji-Kimi”, në përfundim të të cilit lëshohet “Diplomë e nivelit të parë (DNP)”, në Mësuesi, në Biologji-Kimi;
dh) Mësuesi dega “Psikologji-Sociologji”, në përfundim të të cilit lëshohet “Diplomë e nivelit të parë (DNP)”, në Mësuesi, në Psikologji-Sociologji;
e) “Proceset e formimit”, në përfundim të të cilit lëshohet “Diplomë e nivelit të parë (DNP)”, në Mësuesi, në “Proceset e formimit”.
4. Filiali i Shkollës së Lartë Profesionale do të ofrojë programet e studimit, në:
a) “Infermieri të Përgjithshme”, në përfundim të të cilit lëshohet “Diplomë e nivelit të parë (DNP)”, në Infermieri të Përgjithshme;
b) “Drejtësi”, me profil “Asistencë ligjore”, në përfundim të të cilit lëshohet “Diplomë jouniversitare në Drejtësi”, me profil asistencë ligjore;
c) “Informatikë”, me profil “Rrjete kompjuterike”, në përfundim të të cilit lëshohet “Diplomë jouniversitare në Informatikë”, në rrjete kompjuterike.
5. Programet e studimit të ciklit të parë, në filialet e Fakultetit të Ekonomisë e të Administrimit dhe të Edukimit, në qytetin e Peshkopisë, përcaktuar në pikat 2, 3 e 4, shkronja “a”, realizohen me 180 kredite ECTS dhe kohëzgjatja normale e tyre është tri vite akademike.
6. Programet e studimit të ciklit të parë, në filialin e Shkollës së Lartë Profesionale, përcaktuar në shkronjat “b” e “c”, të pikës 4, realizohen me 120 kredite ECTS dhe kohëzgjatja normale e tyre është dy vite akademike.
7. Këto programe studimi do ta fillojnë veprimtarinë mësimore në vitin akademik 2009-2010.
8. Numri i kuotave të pranimeve, në këto programe studimi, me kohë të plotë, për vitin akademik 2009-2010, është, sipas tabelës nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
9. Tarifa vjetore e shkollimit për studentët, që regjistrohen në vitin e parë, në këto programe studimi, me kohë të plotë, në vitin akademik 2009-2010, është 10 000 (dhjetë mijë) lekë.
10. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës.
11. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
05/08/2009