E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetarja e Kuvendit: Dita e zgjedhjeve do jetë një ditë feste. Disa drejtues partish nuk duhet të kenë fobi nga zgjedhjet.

  Kryetarja e Kuvendit gjatë fjalës së saj në konferencën e NATO-60 vjet në të mirë të sigurisë ndërkombëtare, u ndal edhe në procesin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, në ecurinë normale të paisjes së qytetarëve me kartat e identitetit dhe në realizimin e infrasrukturës më të plotë e moderne për një proces me standarde europiane".   "Antarësimi në NATO nuk do të arrihej pa një lidership të fortë. Liderët a fortë kanë kurajo, guxuan të shohin Shqipërinë në NATO, dhe ja dolëm të fitojmë NATO-n. Liderët e fortë natyrisht shohin me optimizëm përpara. Pas anëtarësimit në NATO, theksoi Kryetarja e Kuvendit, ne do kemi zgjedhjet. Unë jam shumë e lumtur që procesi i shpërndarjes së Kartave të Identitetit po ecën shumë normalisht.   Unë jam shumë e kënaqur që pas 18 vitesh si asnjë herë tjetër, në zgjedhjet e ardhshme ne do shkojmë me infrastrukturën më moderne. Unë uroj që politikanë që  drejtojnë partitë, ditën e zgjedhjeve ta shohin si një ditë feste.  Dy ditë më parë takova një të njohur që po më thoshte se kishte frikë, kishte fobi të hipte në avion.   Unë nuk mendoj që ata që drejtojnë partitë duhet të kenë frikë nga zgjedhjet, nuk mendoj që ata duhet të kenë fobi nga zgjedhjet, siç ndodh me disa.   Ajo ditë duhet të jetë ditë feste dhe unë jam shumë e sigurt që dita e zgjedhjeve do të jetë ditë feste.

 

 

   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›