Presidenti Topi pret Zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ad Melkert.

20 mars 2009
Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot në mjediset e Pallatit të Brigadave, Zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së dhe Administratorin e Komanduar të PNUD-it, z. Ad Melkert, si dhe delegacionin, që e shoqëronte në kuadër të vizitës së tij në vendin tonë.
Duke i uruar mirëseardhjen në vendin tonë, Presidenti Topi shprehu mirënjohjen për mbështetjen e gjithanshme dhe të vazhdueshme që PNUD-i ka dhënë përgjatë këtyre viteve për zhvillimin politik, ekonomik dhe social të vendit sipas standardeve ndërkombëtare, forcimin e shtetit ligjor dhe konsolidimin e të gjitha kushteve për konsolidimin në Shqipëri të një demokracie të fortë dhe efektive. Kreu i shtetit vlerësoi veçanërisht Programin “Një OKB”, i cili po zbatohet në vendin tonë me efektshmëri sidomos përsa i përket qeverisjes së mirë, qeverisjes vendore dhe procesit të decentralizimit.
Në vijim të takimit, Kryetari i Shtetit bëri një panoramë të zhvillimeve dhe të arritjeve të vendit tonë në drejtim të përmbushjes së aspiratës më të madhe, asaj të anëtarësimit me të drejta të plota në NATO e të integrimit në Bashkimin Evropian. “Ne i konsiderojmë këto dy procese jetike për të ardhmen e Shqipërisë dhe të popullit shqiptar, ndaj dhe jemi të sigurtë në rrugën tonë dhe të ndërgjegjshëm për sfidat që duhet të përballim përgjatë saj”, - u shpreh Presidenti i Republikës.
Gjatë bashkëbisedimit, Presidenti Topi u ndal në disa prej momenteve më të rëndësishme të reformës në sistemin gjyqësor në vendin tonë, të luftës kundër krimit dhe korrupsionit, të zhvillimeve më aktuale politike e ekonomike, të përpjekjeve për të zvogëluar varfërinë dhe zhdukur pabarazinë gjinore, duke u ndalur në mënyrë të veçantë në zgjidhjen përfundimtare të çështjes së pronave, që do të ofronte mundësi dhe shanse më të mëdha zhvillimi ekonomik dhe thithje të investimeve të huaja.
Presidenti Topi dhe Zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ad Melkert diksutuan edhe për situatën dhe të ardhmen e rajonit tonë, ku Kreu i shtetit shqiptar theksoi se pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, të gjitha vendet ballkanike janë të projektuara tërësisht drejt rritjes së zhvillimit dhe bashkëpunimit ekonomik dhe integrimit të përbashkët në familjen e madhe europiane e strukturat euroatlantike.
Nga ana e tij, z. Melkert shprehu kënaqësinë e këtij takimi me Presidentin e Republikës dhe në përgjithësi për këtë vizitë të tij zyrtare në vendin tonë. Në fillim të bisedës ai vuri në dukje ecurinë pozitive dhe shprehu admirimin për arritjet e Shqipërisë në drejtim të përmbushjes së aspiratave të saj integruese si në NATO ashtu edhe për rrugën e mëtejshme drejt Bashkimit Europian, duke nënvizuar vijimësinë mbështetjes së PNUD-it për përpjekjet dhe punën, që duhet bërë nga vendi ynë në të ardhmen.
Zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ad Melkert vuri në dukje veçanërisht zbatimin e suksesshëm të Programit pilot “Një OKB”, duke theksuar se përvoja pozitive e Shqipërisë do të shërbejë si një shembull për t’u shqyrtuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuar e për t’u ndjekur edhe nga vende të tjera të botës duke e siguruar Kreun e shtetit shqiptar për vazhdimin e ndihmës, mbështetjes dhe ndarjes së përvojës nga ana e PNUD-it.