E Shtunë, 31 Tetor 2026

Informacion mbi mbledhjen e datës 28 Janar 2009 të Komisionit të Ligjeve

 

Sot në Komisionin e Ligjeve, nën drejtimin e Nënkryetarit të Komisionit, Fatmir Xhafaj u miratuan projektligjet:

Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në protokollin shtesë të Konventës për lehtësitë doganore për turizmin, në lidhje me importimin e dokumenteve e të materialeve publicitare turistike  .
Protokolli ka për qëllim lehtësimin e qarkullimit të dokumenteve dhe materialeve publicitare turistike në territoret e palëve kontraktuese. Në këtë protokoll kanë aderuar 73 vende të UNECE-së.

Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën për lehtësitë doganore për turizmin.
Kjo Konventë është pjesë e konventave në fushën e transportit dhe synon lehtësimin e kalimeve kufitare për zhvillimin e turizmit ndërkombëtar në territoret e palëve kontraktuese. Në këtë Konventë kanë aderuar tashmë 78 vende të UNECE-së.

(Për më shumë informacion kontaktoni me zyrën e komisionit në numrin: + 355 4 22 78 283).

   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›