Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, ndërpret vizitën zyrtare në Zvicër, mbërrin në Fushë Arrëz
Nisur nga ngjarja e rëndë e ndodhur dje në aksin rrugor Fushë Arrëz-Rrëshen, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka ndërprerë aktivitetin në Bernë të Zvicrës, për të mbërritur në Fushë Arrëz, atje ku dhimbja ka pllakosur disa familje.
Topalli u ndal për të ndarë dhimbjen me familjen Mustafa, ku nga tragjedia e rëndë humbën jetën bashkëshortët Adem dhe Lavdie Mustafa dhe vajza e tyre e vogël, Edona 12 vjeçe.
Bashkë me shumë deputetë të Kuvendit, si Ndue Paluca, Arenca Troshani, Astrit Bushati, Gëzim Dibra Gjokë Uldedaj e të tjerë, Kryetarja e Kuvendit ngushëlloi familjarët që humbën të dashurit e tyre dhe garantoi se shteti do të kujdeset maksimalisht për katër fëmijët që mbetën pa prindërit dhe motrën e tyre.
“Jemi të gjithë shumë të shokuar e të tronditur nga kjo tragjedi tha zonja Topalli. Kjo është një tragjedi e dhimbshme dhe ditë zie, jo vetëm për familjen Mustafa por për të gjithë ne, për të gjithë shqiptarët. Lusim Zotin që katër fëmijët e tjerë që ndodhen në spital, të kenë jetën e gjatë. Shteti do të bëjë kujdesin maksimal për shëndetin e tyre dhe do jetë gjithmonë pranë këtyre fëmijëve që humbën nënën, babain dhe motrën e vogël Edona nga ky aksident i tmerrshëm”, theksoi kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.
Kyeparlamentarja dhe deputetët bënë një vizitë ngushëllimi edhe në familjen Marku, familje që ka humbur nusen e shtëpisë dhe fëmijën e vogël të saj 6 vjeç.
Humbja e fëmijës 6 vjeçar është një dhimbje shumë e madhe tha zonja Jozefina Topalli. “E po ashtu edhe ndarja nga jeta e nënës së re është një fatkeqësi jashtëzakonisht e rëndë si për ju dhe për të gjithë”, tha në takimin me familjarët kryeparlamentarja, Topalli.
Kryetarja e Kuvendit viziton të plagosurit në spitalin Ushtarak
Kryetarja e Kuvendit vizitoi dje në spitalin Ushtarak fëmijët dhe të plagosurit nga aksidenti tragjik i Fushë-Arrëzit. Menjëherë pas mbërritjes në Tiranë nga vizitat e ngushëllimit në Fushë-Arrëz, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli u ndal në spitalin Ushtarak, ku vizitoi të plagosurit nga aksidenti tragjik veçanërisht fëmijët e vegjël.
Ajo u interesua për shëndetin e të plagosurve dhe vogëlushëve dhe bisedoi me mjekët e spitalit duke i falenderuar për përkushtimin dhe gatishmërinë e tyre 24 orë në 24.
“Në emër të deputetëve të Kuvendit shpreh solidaritetin me familjet që kanë humbur njerëzit e tyre të dashur, por dua gjithashtu të shpreh edhe mirënjohjen ndaj mjekëve dhe pilotëve, të cilët kanë bërë punë heroike duke bërë të mundur që të shpëtohen shumë jetë për shkak të shpejtësisë me të cilën gjithë shteti ka Kryetarja e Kuvendit viziton në Spitalin Ushtarak fëmijët dhe të plagosurit nga aksidenti tragjik i Fushë-Arrëzit.
Dje ka qenë një ditë e zezë. Të gjithë jemi të shokuar. Unë këtu pashë dy prej fëmijëve të familjes Mustafa, Mirsadin dhe Armandon. Mjekët thonë që ata kanë shpëtuar nga rreziku dhe ne i lutemi Zotit që edhe dy fëmijët e tjerë të kenë jetën e gjatë dhe po ashtu edhe të gjithë të shtruarit në këtë spital. Ka qenë një tragjedi për familjet e tyre por është edhe një dhimbje e madhe për të gjithë shqiptarët. Të shohësh ata fëmijë të vegjël që kanë humbur nënën e babain është jashtëzakonisht e rëndë”, deklaroi kryetarja e Kuvendit.