Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli pret Presidentin e Republikës së Çekisë, Vaslav Klaus.
Kryetarja e Kuvendit pasi i uroi mirëseardhjen Presidentit Klaus në këtë vizitë të parë në Shqipëri, vuri ne dukje me kënaqësi se marrëdhëniet mes dy vendeve po forcohen dukshëm si në plan të bashkëpunimit dypalësh dhe atë rajonal.
Kryetarja e Kuvendit shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Çekia ka dhënë Shqipërisë në procesin integrues e ne vëçanti në ratifikimin e MSA dhe Protokollit të Nato-s.
Nga ana e tij Presidenti Klaus përgëzoi Kryetaren e Kuvendit për rizgjedhjen e saj në drejtimin e Parlamentit shqiptar si dhe i uroi qeverisë Berisha suksese në vijimin e reformave për integrimin europian të vendit.
Presidenti çek tha se Shqipëria ka bërë përparime të dukshme në shumë fusha, duke vënë theksin tek ndryshimet në infrastrukturë dhe në reformat e rritjes ekonomike.
Duke i bërë një paraqitje të shkurtër të zhvillimeve politike në vend Kryetarja e Kuvendit theksoi se zgjedhjet e 28 Qershorit plotësuan standartet e OSBE, dhe u kryen në mënyrën më transparente, mundësuar nga një teknologji e nivelit të lartë elektronik. Ajo vijoi se për herë të parë, Shqipëria po qeveriset nga një koalicion i zgjeruar mes partive të djathta dhe atyre të majta, e angazhuar për të përshpejtuar anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
Në vijim biseda u përqëndrua në bashkëpunimin mes Shqipërisë e Çekisë në fusha të zhvillimit ekonomik, veçanërisht në sektorin energjitik e turizmit.
Kryetarja e Kuvendit tha se qeveria ka ndërmarrë një sërë reformash që nxisin dhe mbështesin investimet e huaja në vend, dhe në këtë kuadër Kryeministri Berisha me doktrinën e tij ekonomike, theksoi zonja Topalli, ka mundësuar që 10% e GDP të shkojë vetëm për investime.
Presidenti çek shprehu ndër të tjera vlerësimet për resurset e shumta që Shqipëria ka në energjitikë, turizëm e në fusha të tjera gjë që paraqet interes për investitorët çekë.
Presidenti çek i dhuroi Kryetares dhe librin e tij Planeti blu, nën vargoj të gjelbër, që pritet të promovohet sonte në Tiranë.