Presidenti Topi uron Presidentin Këler me rastin e Festës Kombëtare të Republikës Federale Gjermane.

3 tetor 2009
Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar një mesazh Presidentit të Republikës Federale të Gjermanisë, Horst Këler me rastin e Festës Kombëtare, në të cilin dërgon përshëndetjet më të ngrohta dhe miqësore për begatinë e popullit gjerman.
“Kjo ditë e veçantë, më jep rastin të shpreh mirënjohjen e Shqipërisë për mbështetjen e vendit tuaj për integrimin tonë në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Shpreh gjithashtu vullnetin dhe bindjen time më të thellë se me angazhimin tonë të përbashkët, marrëdhëniet tradicionale dhe shumë të mira midis Shqipërisë dhe Gjermanisë, do të njohin zhvillime të mëtejshme, në të mirë të dy popujve e vendeve tona, në interes të paqes globale dhe stabilitetit e përparimit të vendeve të rajonit të Ballkanit.
Së bashku me urimet më të sinqerta për këtë ngjarje të shënuar, ju lutem pranoni, Shkëlqesi, shprehjen e konsideratës sime më të lartë!” – përfundon mesazhin e tij Presidenti Topi.