E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi mblidhet në seancë plenare dhe miraton nen për nen buxhetin suplementar të vitit 2009 dhe një paketë ndryshimesh fiskale.

  Kuvendi u mblodh në seancë plenare ditën e hënë  më 28  shtator 2009, ora 17.00  nën drejtimin e Kryetares Jozefina Topalli, me këtë rend dite:           1.Miratimi i procesverbalit të Seancës Plenare, datë 24.09.2009.
2. Projektligj Për disa ndryshime në ligjin nr. 10.025, datë 27.11.2008 Për buxhetin e vitit 2009 (nen për nen).
3. Projektligj Për disa ndryshime në ligjin nr. 7928, datë 27.4.1995, Për tatimin mbi vlerën e shtuar, të ndryshuar.
4. Projektligj Për një ndryshim në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, Për taksat kombëtare, të ndryshuar.
5. Projektligj Për disa shtesa e ndryshime në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006 Për sistemin e taksave vendore, të ndryshuar.
6. Projektligj Për një ndryshim në ligjin nr. 8976, datë 12.12.2002 Për akcizat në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar.
7. Projektligj Për një shtesë në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008 Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë.
8. Projektligj Për disa ndryshime e shtesa në ligjin nr. 10023, datë 11.12.2008 Për lojërat e fatit, të ndryshuar.
9. Projektligj Për ratifikimin e marrëveshjes së themelimit të Korporatës Islamike për sigurimin e investimeve dhe të kredive të eksportit.
10. Projektligj Për ratifikimin e marrëveshjes financiare, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit të Komuniteteve Evropiane, për programin ndërkufitar Shqipëri - Mali i Zi, për vitin 2008, të komponentit të dytë të instrumentit të paraaderimit, IPA - bashkëpunimi ndërkufitar për Shqipërinë.
11. Projektligj Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit të Komuniteteve Evropiane, për programin e bashkëpunimit ndërkufitar, Adriatik, të instrumenteve të ndihmës së paraaderimit, IPA, komponenti II - bashkëpunimi ndërkufitar për Shqipërinë.
12. Projektligj Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit të Komuniteteve Evropiane, për programin e financimit të pjesëmarrjes së Shqipërisë, në programin ERDF, të bashkëpunimit territorial transnacional, Hapësira e Evropës Juglindore, të instrumentit të ndihmës së paraaderimit, IPA - komponenti i bashkëpunimit ndërkufitar, për vitin 2008.
Gjatë diskutimeve për paketën fiskale deputetët e mazhorancës theksuan se ndryshimet e parashikuara në këto projektligje, parashikojnë përmirësime të ndjeshme në legjislacionin tatimor, duke sjellë, ndër të tjera, të ardhura më të mëdha në buxhetin e shtetit.
Ministri i Financave, Ridvan Bode tha se ndryshimet për procedurat tatimore  janë një iniciativë e madhe për biznesin, si dhe rritje e përgjegjshmërisë së administratës tatimore. Duke bërë një përmbledhje të argumenteve për nevojën e hartimit të këtyre ndryshimeve, Ministri i Financave  tha se projektligji Për një ndryshim në ligjin nr. 8976, datë 12.12.2002 Për akcizat në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar ishte një angazhim i Qeverisë, që synon të barazojë nivelin e akcizave me ato të vendeve të rajonit, në mënyrë që të mos ketë arbitrazh në lëvizjen e mallrave.
Më tej, deputetët vijuan me miratimin e të gjitha pikave të rendit të ditës.
Seanca mbaroi  punimet në orën 18:50.
   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›