Për disa ndryshime në ligjin nr. 10 025, datë 27.11.2008, Për buxhetin e vitit 2009
Edmond Spaho Atëherë fillojmë me diskutimin nen për nen të projektligjit Për disa ndryshime në ligjin nr. 10 025, datë 27.11.2008, Për buxhetin e vitit 2009.
Përveç ndryshimeve që janë paraqitur, ka edhe disa ndryshime të tjera në strukturë që do të bëhen brenda për brenda shifrave. Ministria e Punëve Publike: pakësohen shpenzimet korrente me 36 milionë lekë të reja dhe shtohen shpenzimet kapitale me 36 milionë. Ministria e Bujqësisë: shtohet zëri 602 me 1,58 milionë. Pakësohet zëri 231.
Sherefedin Shehu Ky është një saktësim.
Edmond Spaho Po. Edhe këtu lëvizja është nga shpenzimet operative në investime. Domethënë shtohen investimet me 1,58.
Ndryshimi i tretë. Të ardhurat nga sigurimet shoqërore do të pakësohen me 1 miliard lekë dhe do të ulet gjithashtu kontigjenca për të bërë kompensimin me 1 miliard lekë. Dhe një lëvizje në zërin e investimeve për rreth 100 milionë lekë, midis Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Punëve Publike, që i pakësohen Ministrisë së Punëve Publike dhe i shtohen Ministrisë së Shëndetësisë në zërin 231. Pra, 100 milionë lekë të Ministrisë së Punëve Publike i kalojnë Ministrisë së Shëndetësisë.
Sherefedin Shehu Duhet parë edhe diçka te neni 9.
Edmond Spaho Neni 9, 70 821. Domethënë pika a, germa i.
(Ndërhyjnë nga salla.)
Sherefedin Shehu Ka edhe një alternativë tjetër. Të jepet limiti total, ku përfshihen edhe efektet e kursit të këmbimit, dhe në zbërthimin analitik të pasqyrohet më vete vetëm pjesa që ka të bëjë me deficitin fiskal, sepse kështu krijojmë përshtypjen që Qeveria po rrit huamarrjen. Në qoftë se e keni vënë re shtypi po e keqpërdor këtë. Dje është thënë se Qeveria po merr rekordin e huamarrjes. Shtypi i referohet shifrës së lartë që është rreth 77 miliardë lekë. Por, në fakt, huamarrja e Qeverisë është shumë më e vogël. Për këtë arsye, unë them që në totalin e rritjes së borxhit duhet të futen edhe risqet. Dhe risku më i madh i pritshëm është efekti i kursit të këmbimit. Mirëpo ky është efekt kontabël, sepse me rënien e kursit automatikisht bie edhe stoku i borxhit, i shprehur në para.
Kështu që, unë them që ta konsiderojmë në totalin e rritjes së saj, të gjendjes së borxhit, ndërsa në zbërthimin nen për nen të pasqyrojmë drejtpërsëdrejti huamarrjen që po merr Qeveria. Zonja Milvana jeni dakord?
Milvana Treska Po, jam dakord.
Sherefedin Shehu Atëherë të kalojmë te varianti i dytë. Në total do të kemi: huamarrjen, transaksionet e vitit, negociatat e borxheve të vjetra dhe, njëkohësisht, efektet e risqeve nga tregu, kursin e këmbimit apo risqet e tjera. Por, në zbërthimin zë për zë do të pasqyrojmë drejtpërdrejt huamarrjen që merr Qeveria dhe disa zëra që janë të përhershëm: rinegocimet e huave të ish-komunizmit, marrëdhëniet me Bankën qendrore, etj. Edhe Banka qendrore është pak a shumë e ngjashme, sepse Qeveria lëshon letra me vlerë për të ruajtur balancën e Bankës qendrore, apo për të kompensuar efektet negative që kanë kurset e këmbimit në rezervat valutore. Dhe këtë vit ne kemi rënie, siç e shikojmë.
Edmond Spaho Ndryshime të tjera, përveç këtyre që përmendi zoti Shehu?
Sybi Hima Në nenin 9, ku thuhet: Shpenzimet kapitale, 102,5. Në fakt, tabela e investimeve thotë se investimet kapitale janë 100,5, po ashtu edhe tabela fiskale.
Duhet bërë një korrigjim.
Edmond Spaho Cila pikë?
Sybi Hima Shpenzimet kapitale, duhet të jetë 100,5, 100,6 dhe jo 100,2.
Po ashtu edhe fondi i kontingjencës duhet të ndryshojë. Duhet të jetë 5, 6, 2, 1 dhe jo 3, 6, 2, 1.
Edmond Spaho Atëherë fillojmë me votimin nen për nen?
Neni 1. Ka efekte rrjedhoja e këtyre ndryshimeve? Të ardhurat? Shpenzimet? Deficiti? Nuk ka.
Po, të ardhurat.
Atëherë do të korrigjohet me pjesën prej 1 miliardësh. Dakord?
Arjana Cela Po, 1 miliard.
Edmond Spaho Kush është dakord me nenin 1?
Arjana Cela Nëse mund të sugjeroj. Përveç të ardhurave, te zëri i shpenzimeve, për efekt rrumbullakimi do të jetë 400, 908. Jo 907, por 908.
Edmond Spaho 908. Po.
Me këto ndryshime, kush është dakord?
Miratohet neni 1.
Neni 2.
Arjana Cela Në qoftë se mund të sugjeroj sërish, zoti kryetar. Edhe njëherë për efekt të rrumbullakimit jo 594, por 595.
Edmond Spaho 594 bëhet 595 . Kush është dakord?
Miratohet neni 2.
Neni 3. Sigurimet shoqërore me ndryshimin që propozuam.
Kush është dakord me nenin 3, me ndryshimin që propozuam, për pakësimin?
Miratohet neni 3.
Neni 4.
Nëse ka dikush për të shprehur diçka, të ndërhyjë përpara se ta hedhim në votim!
Neni 4. Me korrigjimin, kush është dakord?
Miratohet neni 4.
Neni 5.
Kush është dakord? Kundër? Nuk ka.
Miratohet neni 5.