E Shtunë, 31 Tetor 2026

Projektligji Për autoritetin rrugor shqiptar.

Projektligji Për autoritetin rrugor shqiptar. Marrin pjesë: Jemin Gjana, Osman Metalla, Ardian Turku, Besnik Dusha, Ardian Kollozi, Gëzim Dibra, Ilir Bano, Dashamir Tahiri. Mungojnë:

Bedri Hoxha dhe deputetët e opozitës.

Të ftuar:

Zamir Stefani përfaqësues i Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.

Durim Kraja përfaqësues i Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.

Ernest Noka zëvendësministër i Ministrisë së Punëve Publike, Transporteve dhe Telekomunikacioneve.

Alfred Avdyli përfaqësues i Ministrisë së Punëve Publike, Transporteve dhe Telekomunikacioneve.

                                                                  HAPET MBLEDHJA

Jemin Gjana Të nderuar kolegë,

Kjo është mbledhja e parë e komisionit.

Në programin dhe në kalendarin e punimeve të Kuvendit të Shqipërisë janë një numër relativisht i madh projektligjesh, që janë depozituar dhe që janë caktuar për tu shqyrtuar nga komisioni ynë. Nëse kalendarin e punimeve të Kuvendit e keni secili nga ju (nuk e di nëse keni marrë një kalendar të punimeve), do të shihni se komisioni ynë, në dy muajt në vazhdim është ngarkuar të shqyrtojë projektligjet e mëposhtme: Për koncesionet, Për një ndryshim në ligjin Për strategjinë e privatizimit të sektorëve me rëndësi të veçantë, Disa shtesa dhe ndryshime në ligjin Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje. Në komisionin tonë kanë futur gjithashtu edhe Ndryshimin në ligjin Për prokurimin publik. Megjithatë, mendoj se strukturat që merren me përgatitjen e seancave duhet të shohin nëse ndryshimet që do të bëhen në këtë ligj duhet të jenë të komisionit tonë, apo të Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, si dhe atij të Ligjeve. Unë mendoj se ky projektligj nuk duhet të jenë i yni, por ata e kanë të programuar kështu dhe ne do të shohim, mbase e ndryshojmë. Projektligje të tjera të cilat do të diskutohen në këtë komision janë: Për heqjen e fondit pyjor kombëtar të sipërfaqeve të disa ngastrave të ekonomisë, Mali i Rencit, Lezhë dhe Bushat-Bërdicë në Shkodër që do të përdoren nga OTTO-Al sh.p.k, karriera guri gëlqeror e argjili, Për miratimin e marrëveshjes minerare të shfrytëzimit ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe SESIF GROUP sh.p.k., Për autoritetin rrugor shqiptar, Për disa shtesa në ligjin Për përgjimin e telekomunikacioneve.

U detyruam ta zhvillonim këtë mbledhje të komisionit sot, sepse duhet të përgatisim materiale për seancat plenare të   ditës së hënë dhe të ditës së enjte. Sipas detyrimit ligjor, një projektligj i diskutuar në komision nuk mund të hyjë për diskutim në seancë plenare, në qoftë se nuk ka ndërmjet një afat kohor triditor të vendimit të komisionit në distancë nga dita më e afërt e seancës plenare. Unë kam vënë në dijeni sekretarinë e komisionit për zhvillimin e mbledhjes ditën e hënë dhe ne të fillonim nga aktiviteti, por Kryetarja e Kuvendit më kërkoi që të mund të punonim edhe sot,   për të përgatitur disa projektligje për kalendarin e punimeve të ditës së hënë. Atëherë, ne do të fillojmë me   projektligjet e sotme.

Nga informacioni që unë kam, ligji Për përgjimin e telekomunikacioneve ka bërë një tur diskutimesh dhe është kaluar në komisionet parlamentare, përpara se të mbyllej seanca e shkuar; e kanë rifutur në kalendarin e punimeve. Unë kam diskutuar dje me strukturën që merret përgatitjen e seancave dhe me Drejtorinë Juridike dhe më kanë thënë që është në të drejtën e komisionit ta rishqyrtojë, apo jo. Megjithatë, mendoj ta shohim edhe një herë se në cilat komisione është diskutuar. Në qoftë se ka pasur diskutim për të në Komisionin pararendës Parlamentar të Veprimtarisë Prodhuese, nuk ka pse bëjmë punë të dubluar. Në fund të fundit, nuk është komisioni vendimmarrës, por është seanca plenare. Domethënë, edhe në qoftë se ka një vendim të komisionit për një projektligj, të çfarëdolloj mënyre, vendimet që merren në komision janë vetëm rekomandime për seancën plenare. Pra, komisioni bën vetëm propozime. Vendimet i merr seanca plenare. Një projekt nuk mund ta kthejë komisioni. Ai nuk mund të marrë vendim përfundimtar për kthimin e një ligji, për një ndryshim të tij, për një amendim etj.

Mendoj se mund të fillojmë me shqyrtimin e projektligjit të përgatitur nga Ministria e Ekonomisë, i kaluar në Qeveri, Për miratimin e marrëveshjes minerare të shfrytëzimit ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe SESIF GROUP sh.p.k..

Unë kam këtu një letër të ministrit të Ekonomisë, zotit Priftit, i cili i kërkon komisionit të mos e shqyrtojë projektligjin dhe ta ridërgojë atë, sipas procedurës, në Ministrinë e Ekonomisë. Kjo gjë procedurialisht është e pamundur. Komisioni nuk mund ta marrë këtë vendim. Për kthimin e projektligjit mund të vendosë vetëm seanca plenare. Ne do të diskutojmë për projektligjin sot, do tia dërgojmë seancës plenare, është kjo e fundit që merr vendim për kthim apo tërheqje të ligjit, por edhe në këtë rast vetëm me kërkesën e iniciativës ligjvënëse, që është e Këshillit të Ministrave. Letra nuk duhet të vijë te komisioni dhe për dijeni të Gjergj Lezhjes. Letra i shkon Këshillit të Ministrave dhe për dijeni mund të vijë te komisioni. Po e përsëris, ky i fundit e ka absolutisht të pamundur të marrë një vendim për të kthyer një projektligj.

Zamir Stefani Falemnderit, zoti kryetar!

Ju uroj punime të mbara! Unë nga zoti ministër mora porosi, zyrtarisht, nëpërmjet shkresës, të cilën ju e keni përpara, për ta tërhequr projektligjin, ose për ta ngrirë, të mos shqyrtohet, deri në një moment të dytë, deri sa ne të sqarojmë disa probleme që kanë lindur me zonën atje, pasi është bërë një peticion i madh, si dhe disa probleme financiare të cilat duhen riparë. Pra, nuk themi të na ridërgohet në kuptimin e kthimit procedural, por të paktën të mos shqyrtohet sot. Ne vumë në dijeni edhe zotin Lezhja, pasi atë procedurë që ju thatë, me të drejtë, ne do ta bëjmë sot. Sa të shkojë në Qeveri projektligji, sa ta diskutojë Qeveria, ndërkohë që zoti Kryeministër nuk është, ha shumë kohë. Duke u ndodhur përpara kësaj situate emergjente, ne menduam tjua përcjellim këtë

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›