E Shtunë, 31 Tetor 2026

Urrejtja e Ramës ndaj Rrugës së Kombit - kronika 3-vjeçare e deklarimeve kundër saj

29-11-2011 / Gazeta 55

Edi Ramën qytetarët e Prishtinës e pritën ftohtë. Indiferentizmi në rritje për çdo orë që kalonte Rama në Prishtinë, e detyroi kreun e opozitës të tentonte të jepte një shpjegim publik rreth tentativave të PS-së kundër Rrugës së Kombit. Pas mohimeve të pacipa, gazeta publikon deklaratat e plota të Edi Ramës kundër ndërtimit të rrugës, sepse ajo shkatërronte ekonominë e Shqipërisë

Edi Rama ishte një turp i vërtetë dje në Prishtinë, teksa qytetarët e Kosovës i dhanë atë që meriton, indiferentizmin. Askush s’e harron të gjithë përbaltjen megalomane të Edi Ramës, kundër ndërtimit të korridorit të Kombit, Durrës – Kukës – Prishtinë. Kombi ka memorie të fortë. Ai u përpoq me gjithçka kishte që ta pengonte realizimin e projektit si dhe u investua për ta ndërprerë në çdo moment. Për këtë i erdhën në ndihmë tellallët dhe çakenjtë e specializuar për shpifje dhe trillime. Për Edi Ramën, ndërtimi i rrugës së Kombit në kohë rekord prej 3 vitesh, për Edi Ramën po trajtohej si kosto e skarcimit të tij politik. Zgjedhjet parlamentare të 2009-ës po afroheshin me shpejtësi dhe fati politik i kryesocialistit ishte në pikëpyetje të madhe. Shqipëria po avanconte me infrastrukturën rrugore edhe pse qeveria e PD-së e ardhur në pushtet në korrik të 2005-ës e gjeti arkën e shtetit thuajse të boshatisur. Rama ndjente rrezikun e dështimit të afërt. Shpresa e vetme për të mbijetuar, mbetej zhurma dhe përbaltja e projektit historik të shqiptarëve. Ndërtimi i autostradës Durrës – Kukës – Morinë konsiderohej si projekti që do të thyente çdo barrierë që kishte ndarë kombin. Jo më kot ai u quajt aorta e kombit. Por pikërisht në momentin e fillimit të punimeve, Partia Socialiste do të zbarkonte të gjithë arsenalin e shpifjeve dhe akuzave të tmerrshme, duke aluduar për korrupsion dhe lloj-lloj epitetesh të tjera, të cilat sipas argumentimeve të cekëta të selisë rozë, po bëheshin në emër të rrugës së Kombit. Në memorien e çdo shqiptari janë pamjet e tmerrshme të luftës së socialistëve në Kuvend, trillimin ditën për diell dhe mbi të gjitha pozicionimin e tyre dukshëm, kundër ndërtimit të rrugës që afronte shqiptarët nga 1 apo dy ditë udhëtim, në vetëm pak orë. Edi Rama u investua personalisht për të përbaltur korridorin e kombit dhe duke guxuar ekstremisht, duke e quajtur atë “rrugën e asgjëkundit”. Rama është shprehur në disa takime me socialistë, deklarata për shtyp si dhe intervista për mediat se shqiptarëve nuk iu intereson një projekt i kushtueshëm. Gazeta “55” boton deklaratat e tij që prej vitit 2007, në të gjitha mitingjet, deklarata mediatike apo edhe intervista, ku ai as më shumë e as më pak, thotë se “ajo rrugë është rruga e asgjësë”. Rama bën edhe “shpirtin e mirë” teksa tenton të justifikojë fushatën e shpifjeve me arsyetimin se Shqipëria ka për vetë rrugët në ditë e hallit, ndërsa po investon në një projekt të kushtueshëm. Dje në Prishtinë ai gënjeu pa pikë turpi se s’është e vërtetë që opozita e drejtuar prej tij ka qenë kundër ndërtimit të autostradës. Por, siç theksuam edhe në fillim, kombi ka memorie dhe është pikërisht memorizimi i atyre momenteve dramatike që Edi Ramën e hedhin poshtë si dhe i rrëzojnë alibinë dhe tentativën e shfajësimit. E thënë thjesht fare, “atëherë kur gjithkush shprehte se autostrada Durrës-Prishtinë çel kufijtë dhe hap tregjet, Edi Rama me kryeneçësi e cilësonte si “rruga e gabuar”, apo rruga që s’na duhet! Është tjetër gjë, nëse Rama ka ndryshuar...dhe pse, edhe për këtë ka dyshime, pasi etika e tij morale është aq larg normalitetit sa tempi psikik është gati të prodhojë gënjeshtrën më të madhe për të shpëtuar lëkurën e tij. Pikë së pari, nëse ai (Rama) ndjen pendesë për shpifjet, sulmet dhe etiketimet e turpshme ndaj korridorit të kombit, le t’u kërkojë publikisht të falur 6 milionë shqiptarëve në Shqipëri dhe Kosovë.

17/05/2007
Ky kryeministër na ka treguar tanimë se pas premtimeve të tij bombastike fshihet gjithnjë diçka tjetër. Njëlloj si në raste të tjera, si me rrugën Durrës-Kukës, për të cilën filloi ndërtimin pa projekt dhe pa përcaktuar vleftën e investimit dhe më pas angazhoi projektuesit të hartojnë një projekt me vleftë mbi 1 miliard euro. Këto janë para të shqiptarëve dhe po mbushin xhepat e pushtetarëve në emër të rrugës së Kombit.

15/09/2007
Durrës-Kukës grabiti fondet e shtetit. Ne duam që të dalë e vërteta në pah. Fakti që kjo rrugë përbën një aks strategjik, fakti që kjo rrugë përbën një investim të rëndësishëm të popullit shqiptar. Është e domosdoshme që rruga Durrës–Kukës të mos kthehet në një alibi të korrupsionit.

15/06/2008. Dialog me Shqipërinë
Është dita, kur shqiptarët kërkojnë me zë më të lartë se asnjëherë, drejtësi për qindra miliona euro të grabitura nga fondet e rrugës Durrës-Kukës dhe për premtimet për një qeveri kundër korrupsionit. Shqiptarët kanë nevojë më shumë se asnjëherë, për të kthyer faqen e zezë të keq qeverisjes së viteve të tranzicionit.

19/03/2009
Tek rruga Durrës-Kukës, pas patriotizmit ‘të flaktë’, fshihet grabitja qindra milionëshe, për të cilën Kontrolli i Lartë i Shtetit tashmë është shprehur fare qartë dhe Prokuroria ka filluar një proces që s‘do ta mbyllin dot kurrë pa u zbardhur e vërteta, as marifetet në shortet e gjyqtarëve dhe as sulmet e turpshme mbi Prokuroren e Përgjithshme.

11/04/2009. Miting në Kukës
Kuksianët dhe gjithë shqiptarët nuk e meritojnë që në emër të rrugës strategjike të abuzohet me fondet e tyre. Fondet që po vidhen në këtë rrugë do të mjaftonin për të riparuar gjithë rrugët e shkatërruara të qarkut Kukës. Fondet e kësaj rruge nuk janë të familjes kryeministrore, por janë fondet e taksapaguesve shqiptarë, të majtë e të djathtë. Nuk besoj se ka shqiptarë të vetëm që të mos thotë që kjo rrugë nuk është strategjike për vendin tonë dhe për Kosovën. Rruga nuk po bëhet me paratë e Berishës, por me fondet e huatë shtetërore dhe borxhet e kësaj rruge nuk do t’i shlyejë Berisha, por do t’i shlyejnë shqiptarët dhe fëmijët e tyre. 

02/06/2009
Është kryer vjedhje dhe një ditë përgjegjësit duhet të paraqiten vërtetë para ligjit.
Aspiratën e kahershme të njerëzve, Kryeministri e ktheu atë në një projekt, ku u krye një prej grabitjeve më të pafalshme. Në kryeqytet bashkia e Tiranës nuk ka bërë thjesht rrugë, po ka krijuar standarde duke hapur akse të reja.

11/06/2009
Jam i lumtur që po ndërtohet kjo rrugë e cila bashkon kombin me detet dhe malet, por mos harroni se kjo rrugë është bërë me taksat e shqiptarëve të cilët do t i japin sihariqe kryeministrit Sali Berisha. Me haraçin që oborri kryeministror ka marrë nga ky ndërtim i rrugës mund të ndërtoheshin nga e para rrugët e Kukësit, Hasit e Tropojës, kopshtet e të gjitha shkollat e çerdhet që u duhen fëmijëve, qendrat shëndetësore, ujësjellësit e kanalizimet që u duhen qytetarëve që nuk kanë ujë për të pirë e as për të vaditur tokën për shkak të thatësirës apo varrosin prodhimin se nuk kanë treg shitje. Fëmijët nuk kanë libra për shkak të varfërisë dhe shkolla për shkak të qeverisë.

16/11/2009
Ndërkohë sot për fat të keq, të të gjithë shqiptarëve, në Shqipëri dhe kudo që jetojnë, që kanë investuar për rrugën e kombit, një televizion dha pamjet brenda tunelit, tuneli që do të lidhë dy pjesë të ndara të të njëjtit komb dhe që Sali Berisha rendi ta inauguroj shumë përpara kohe, në kundërshtim me të gjithë ekspertët, në kundërshtim me të gjitha kushtet teknike.

13/04/2010
“Më shumë se 1 miliard dollarë që ka shkuar deri më tani ndërtimi i rrugës Durrës- Kukës nuk është gjithë fatura që duhet të paguajnë shqiptarët. Papërgjegjshmëria e qeverisë që nisi ndërtimin e kësaj rruge pa asnjë projekt në letër, vijon akoma, me vendosjen e një pagese të detyruar për kalimin e tunelit të Kalimashit”

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›