E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryetarja e Kuvendit në Elbasan,në turin Gratë për Gratë

 

Topalli: Është hera e parë që ne po ndërtojmë historinë e zhvillimit dhe të progresit.
Topalli, ftesë grave për pjesëmarrje në politikë: Nëse përfaqësimi nuk është real, demokracia është e cunguar.

Mbi 700 gra elbasanase mësuese, shkrimtare, mjeke, artiste, biznesmene e pedagoge, morën sot pjesë në aktivitetin Gratë për Gratë, organizuar me inisiativën e Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli.

Takimi ishte një  shkëmbim idesh  dhe përcoi mesazhet,  si dhe ftesën e Kryetares së Kuvendit për rritje të pjesëmarrjes së gruas në politikë, për  një vendimarrje të drejtë e të dobishme, cka do të sjellë  pa dyshim, një shoqëri më të emancipuar.
Një vëmendje e vecantë iu kushtua momentit historik që po kalon Shqipëria në historinë e saj të zhvillimit dhe integrimit, arritje këto, si pasojë e reformave të qeverisë dhe kontributit të gjithë shqiptarëve.
Elbasani u përzgjodh si pjesë e turit të Kryetares së Kuvendit, Gratë për Gratë, si  qytet simbol i butësisë njerëzore dhe arsimdashjes në këtë prag fillimi të vitit të ri shkollor.


Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, duke falenderuar pjesëmarrëset që iu përgjigjen ftesës së saj në mënyrë masive, u shpreh:
Jam  sot, këtu  në Elbasan për disa arsye: së pari dua tju uroj të gjthë nënave që nisin fëmijët e tyre në shkollë të hënën, pacin suksese dhe qofshi nëna të lumtura, sigurisht dhe mësueseve suksese në punën tuaj. Së dyti, është një arsye madhore, që nuk është vetëm për gratë, por është për të gjithë vendin tonë.
Në hapje të sesionit  të ri parlamentar  u thashë kolegëve të mi se këto që po jetojmë janë kohë historike. Ndoshta jo të gjithë e kanë përcjellë saktë  se cfarë unë doja të thoja me këtë.
Historia jonë është një histori mbijetese. Është hera e parë që ne po ndërtojmë një histori zhvillimi, është hera e parë që ne marrim mesazhe të jashtëzakonshme. Unë e analizoj shpesh herë  mesazhin që përcjell për në shqiptarët marrja e ftesës  për NATO.
Cfarë do të thotë marrja e ftesës për në NATO? Marrja e ftesës për  në NATO do të thotë që vendi ynë është i sigurt, megjithëse ndër shekuj kemi qenë më të pasigurtët. Cfarë do të thotë marrja e ftesës për në NATO? Marrja e ftesës për në NATO do të thotë se vlerësohemi njësoj si vendet e tjera europiane, moderne, të civilizuara. Cfarë do të thotë ftesë për NATO ? Do të thotë një celës që na hap dyert për të gjitha institucionet e tjera., do të thotë që realisht jemi  në këtë proces integrimi, që është natyrisht meritë e një qeverisje që punon mirë, që qeveris me integritet, seriozitet dhe vizion të qartë.
Dhe mbi të gjitha është meritë e të gjithë shqiptarëve , e cdo gruaje dhe e cdo burri, e secilit prej jush që keni punuar dhe skarifikuar që Shqipëria të ecë përpara.
Nuk ka vend tjetër në Europë që të jetë transformuar më shumë së Shqipëria .
Zonja Topalli vijoi  më tej me ftesën e hapur për të gjitha gratë që  e ndjejnë se mund të kontribuojnë në politikë: Një arsye  tjetër të cilën unë e konsideroj të fortë  dhe për të cilën jam  sot këtu  në Elbasan dhe nesër do të jem  në qytete të tjera të Shqipërisë , është se me sistemin e ri elektoral, ne do të kemi mundësinë , që të kemi më shumë gra të përfaqësuara në Parlament.

Unë dua shumë që në legjislaturën e ardhshme, Elbasani të ketë  përfaqësuese gra në parlament. Është një demokraci e cunguar, nëse përfaqësimi nuk është real. Unë ju ftoj ju, sepse ska gjë më të rëndësishme, sesa gratë të bëhën pjesë  e jetës politike. Nuk ka gjë më të rëndësishmë , sesa gratë të bëhën pjesëtare të qeverisjes lokale. Unë ju ftoj që secila sipas vullnetit të vet, sipas prirjeve dhe besimeve të veta, të angazhohen më shumë në politikë, të kontribuojnë më shumë në politikë , sepse politika kështu do të bëhet edhe më e butë,  edhe më e vërtetë,  edhe më reale ftoi Kryetarja e Kuvendit Topalli.

Faleminderit  zonja Topalli, që sillni sot këtu, mesazhin e lideres, të cilën sa herë që e ndjekim nga ekrani i televizorit, si politikane, apo si lobuese për të drejtat e grave,  themi : Ky zë, është i yni- u shpreh moderatorja e aktivitetit- pedagogja e komunikimit, Genta Skura.

Biznesmenia Blerta Tola, e cila është administratorja e një shkolle, një shkollë private në Elbasan, në respektim të traditës së qytetit, tha se sipërmarrja për një grua shqiptare mbetet ende sfidë, pasi dhe tradita ofron pak, në fushën e sipërmarrjes së gruas.

Por klima  favorizuese  e qeverisë ndaj bizneseve te reja na ka stimuluar në punën tonë. Vecanërisht lobimi juaj e nderuara zonja Topalli, për respektim të të drejtave të grave, na motivojnë dhe na bindin se gratë e forta, gratë me një profil të qartë në politikë dhe fusha të tjera, forcojnë kombin. Dhe kur fitojnë gratë, kanë fituar të gjithë! - vijoi zonja Tole në fjalën e saj.

Shkrimtarja dhe poetja e njohur me origjinë nga qyteti i Elbasanit , Flutura Acka, zgjodhi një një poezi të sajën për të përcuar mesazhin e mosharresës, edhe nëse e keqja- sic u shpreh ajo- përpiqet të depërtojë..
Mesazhi im i drejtohet grave, simbol i sakrificës dhe dashurisë njerëzore. Por është dhe një apel për të gjitha ne, që kurrë nuk duhet të harrojmë të kaluarën e hidhur të shumë prej atyre që vuajtën për lirinë dhe të tashmen, që ne gëzojmë sot-apeloi poetja Acka.

Mjekja Zheni Gjergji përcolli eksperiencën e saj në profesionin më human, profesion që, sic u shpreh ajo, e ka lejuar të njohë shpirtin e gruas, por edhe dhimbjen.
Zonja Gjergji duke përgëzuar  fushatat lobuese të zonjës Topalli në përkujdesje të shëndetit të gruas dhe fëmijës, duke transmetuar edhe mesazhin e kolegeve të saj u shpreh se e ndjej që ju Kryetare, punoni me zemër si grua, si nënë".
Si mjeke, ju përgëzoj fort në nismat që keni ndërmerrni për mbrojtjen e shëndetit të gruas.
Ju keni arritur të jeni një grua lider, të ngriheni me punën tuaj, me vizionin tuaj mbi një mentalitet si ky i yni, dhe kur gratë zënë vendin e duhur përfiton e gjithë shoqëria, të gjithë brezat, nga gjyshja tek fëmija.
Deputeti i Elbasanit Aurel Bylykbashi tha në takim se modeli i gruas në politikë që e djathta i ka ofruar Shqipërisë, ka ndihmuar në shbërjen  e mendësisë maskuliste dhe ka shtruar rrugën për të tjera gra, që e aspirojnë politikën.
Ne po plotësojmë gjithnjë e më shumë hapësirat ligjore për gratë. Ju jeni pjesa më e denjë e  shoqërisë sonë  konkurruese. Është ora juaj, fitoni kohën e humbur - ftoi në mesazhin e tij të gjitha zonjat dhe zonjushat që duan të kontribojnë në politikë, deputeti Aurel Bylykbashi.

   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›